Për 13 vite radhazi, Future is Here ka qenë programi kryesor i trajnimit në kuadër të programit edukativ të DokuFest, duke kultivuar talentin e të rinjve të Kosovës dhe duke i kthyer ideat e tyre krijuese në filma dokumentarë të fuqishëm. Programi i këtij viti mirëpriti 10 pjesëmarrës të rinj në një kamp 7-ditor, duke ju ndihmuar ti bëjnë hapat e parë në botën e filmave dokumentarë kreativë.
I konceptuar si më shumë se një punëtori për realizimin e filmave, Future is Here është një udhëtim transformues ku pjesëmarrësit eksplorojnë teknikat e rrëfimit, artin vizual dhe mendimin kritik, ndërsa promovojnë bashkëpunimin dhe shprehjen e vetvetes. Programi fokusohet në mësimin praktik, ku pjesëmarrësit përfshihen aktivisht në çdo fazë të procesit të realizimit të filmit—nga konceptimi i ideve deri te montazhi. Duke i bashkuar regjisorët e rinj me mentorë me përvojë dhe ish-pjesëmarrës, programi krijon një hapësirë unike për zhvillimin e aftësive, vetëbesimit dhe lidhjeve kuptimplota.
Edicioni i këtij viti mblodhi së bashku 10 regjisorë të rinj nga qytetet e ndryshme për një kamp intensiv shtatëditor përplot ligjerata, punëtori dhe përvoja praktike të realizimit të filmave. Të udhëhequr prej regjisorëve më të njohur të Kosovës dhe ekspertëve të industrisë, pjesëmarrësit u zhytën thellë në artin e filmbërjes, duke krijuar storje personale që rezonojnë si në nivel lokal ashtu edhe universal.
Erlisa Buzhala, një nxënëse e shkollës së mesme nga Prishtina, ndau përvojën e saj transformuese: “Ishte një hapësirë ku kreativiteti, ndjeshmëria dhe pasioni u bashkuan. Të ndaja historinë time për të jetuar me aftësi të kufizuar ishte shumë personale, por mbështetja e palëkundur që mora e shndërroi atë në një kujtim kuptimplotë. Mentorët tanë nuk dëgjuan thjesht—ata besuan në idetë tona dhe na ndihmuan t’i sjellim në jetë”.
Mjedisi intim u mundësoi këtyre filmbërësve të rinj të ndanin tregimet e tyre, të lidhnin me bashkëmoshatarët dhe të zhvillonin aftësitë e nevojshme për të sjellë vizionet e tyre në ekran.
Nga Alumni në Mentorë
Udhëhequr nga regjisorët Dea Gjinovci, Leart Rama dhe producenti Eroll Bilibani, programi kombinon trajnimin teknik dhe mentorimin me rritjen emocionale dhe sociale.
Leart Rama, një alumn i programit Future is Here në vitin 2015, reflekton mbi ndikimin unik të tij:
“Kjo nuk është thjesht një shkollë; është një shtëpi e përhershme për rritje krijuese, inovacion dhe lidhje kuptimplota. Është një thesar për këdo që fillon udhëtimin e tij në rrëfimin e historive, kinematografi dhe eksplorimin e potencialit krijues.”
“Si mentor, tani shoh evolucionin e jashtëzakonshëm në mënyrën se si brezat e rinj i qasen artit, jetës dhe fuqisë së
rrëfimit vizual”.
Programi gjithashtu përfshiu punëtori dhe masterklasa të udhëhequra nga regjisorët si Norika Sefa, Ilir Hasanaj, Samir Karahoda, montazheri Enis Saraçi dhe të tjerë, që ligjeruan mbi kinematografinë, montazhin dhe strukturën narrative. Norika Sefa theksoi rëndësinë e programit për të ardhmen e kinematografisë në Kosovë:
“Këto ligjërata ofrojnë një bazë të shkëlqyer për regjisorët e rinj, duke i ndihmuar ata të artikulojnë përvojat e tyre dhe duke i inkurajuar të paraqesin botën rreth tyre përmes mediumit të filmit. Kjo është thelbësore për të ardhmen e kinematografisë sonë, pasi platforma të tilla promovojnë diversitetin në rrëfim dhe përmbajtje më autentike.”
Një veçori unike e Future is Here është theksi i saj mbi mentorimin nga alumni. Flutura Balaj, një alumne e vitit 2018, dhe Hana Ahmeti, pjesëmarrëse e viteve 2020/2021, tani udhëheqin pjesëmarrësit e rinj përmes procesit sfidues, por shpërblyes, të montazhit.
“Ky rrugëtim—nga studente në mentore—ka qenë jetësore”, tha Flutura. “Studentëve u jepet liria të eksplorojnë dhe të zbulojnë zërin e tyre artistik, duke nxitur mendimin kritik dhe lidhje të thella me temat që zgjedhin të rrëfejnë”.
Hana shtoi: “Është e jashtëzakonshme të dëshmosh entuziazmin e të rinjve për të ndarë perspektivat e tyre unike. Si mentore, gjej veten vazhdimisht të frymëzuar nga idetë e tyre”.
Çdo vit, Future is Here mirëpret studentë që kthehen për të ndërtuar mbi përvojën e tyre të mëparshme, duke shtuar një shtresë unike të vazhdimësisë dhe rritjes në program. Ndër ta është Suara Ismajli, e cila bashkëdrejtoi Peroni 7 me Jonila Muriqin në vitin 2024.
Duke reflektuar mbi vitin e saj të dytë, Suara ndau: “Kjo gjeneratë e ‘Future is Here’ ishte e veçantë në mënyrën e saj. Vitin e kaluar ishte për të mësuar bazat, por këtë vit u ndjeva më e sigurt dhe më e përfshirë. Energjia krijuese e kampit, nga gjenerimi i ideve deri te shikimi i prerjeve të para, ishte emocionuese dhe kuptimplotë.
Më bëri të kuptoj sa shumë kam evoluar dhe sa e fuqishme është të bashkëpunosh dhe të tregosh histori që kanë rëndësi për ne”.
Për Suarën, kjo përvojë kapërceu kufijtë e realizimit të filmave, duke nxitur lidhje të thella me bashkëmoshatarë me mendime të ngjashme dhe duke krijuar momente që ishin njëkohësisht edukative dhe jashtëzakonisht frymëzuese.
Kampi i parë hodhi themelet për shtatë filma dokumentarë, të cilët do të përfundojnë në shkurt 2025 gjatë një sesioni të dytë. Këto filma do të kenë premierën e tyre në edicionin e 24-të të DokuFest, në gusht, duke treguar përkushtimin dhe rritjen krijuese të studentëve.
Pjesëmarrës si Erenik Dreshaj e përshkruajnë procesin si transformues: “Ligjëratat për dizajnin e zërit dhe punën me kamerën më hapën sytë ndaj artit të realizimit të filmave. Edhe me udhëzime profesionale, kishim pavarësi të plotë në krijimin e dokumentarëve tanë”.
Deri më sot, Future is Here ka trajnuar 111 studentë dhe ka prodhuar 80 filma, duke forcuar reputacionin e tij si platforma kryesore në Kosovë për promovimin e regjisorëve të rinj dhe në zhvillim, si dhe për nxitjen e një komuniteti krijues të gjallë. Programi është një shtyllë e angazhimit të DokuFest për edukimin, zhvillimin kulturor dhe transformimin shoqëror. Duke vazhduar të fuqizojë zërat e rinj, thekson rolin jetësor që ka rrëfimi i historive në ndërtimin e urave sociale, nxitjen e dialogut dhe frymëzimin e shprehjes krijuese ndër breza.
Me çdo film, Future is Here rikonfirmon misionin e tij: t’u japë të rinjve të Kosovës mjetet, besimin dhe platformën për të rrëfyer tregimet e tyre—dhe, duke bërë kështu, të formësojë narrativën në evoluim të shtetit tonë të ri dhe dinamik.
Në moshën vetëm 15-vjeçare, Djellza Musliu, pjesëmarrësja më e re në programin e këtij viti
Future is Here, solli një perspektivë të freskët dhe frymëzuese në kamp.
Duke reflektuar mbi përvojën e saj, Djellza ndau: “Gjatë këtij programi, mësuam shumë gjëra të rëndësishme, nga zotërimi i përdorimit të kamerës dhe teknikat e dizajnit të zërit, deri te kuptimi i parimeve etike të realizimit të filmave dokumentarë.
Sesionet e trajnimit të avancuar, të udhëhequra nga profesionistë jashtëzakonisht të aftë dhe me përvojë, ishin njëkohësisht sfiduese dhe
shpërblyese”.
Ajo që e bëri më shumë përshtypje Djellzës ishte çasja mbështetëse dhe e afërt e trajnerëve, që e bëri edhe konceptet më komplekse të çasshme dhe tërheqëse. “Të shikonim filma dokumentarë na ndihmoi të gjenim frymëzim dhe të formësonim projektet tona. Por, ishte pikërisht inkurajimi dhe ekspertiza e trajnerëve ajo që bëri ndryshimin e vërtetë,” tha ajo. Entuziazmi dhe rritja e Djellzës janë dëshmi e suksesit të programit për të kultivuar pasionin për rrëfimin e historive tek pjesëmarrësit e rinj, pavarësisht moshës ose përvojës së tyre të mëparshme.
Suksesi i qëndrueshëm i Future is Here thekson fuqinë transformuese të filmave dokumentarë. Përderisa peizazhi kulturor i Kosovës evoluon, programe të tilla sigurojnë jo vetëm një të ardhme të qëndrueshme, por edhe të mbushur me krijimtari dhe autenticitet. Për regjisorët e rinj, udhëtimi fillon këtu—dhe për audiencën, rrëfimet që ata tregojnë do të rezonojnë për vite me radhë.
Të gjithë filmat e prodhuar nga Future is Here gjenden në Bibliotekën Digjitale për Mësimdhënës të DokuFest, një platformë online e menaxhuar nga departamenti edukativ DokuLab. Kjo platformë përfshin filma dhe materiale didaktike të dizajnuara për të mbështetur përdorimin e filmit në klasë, në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Aktualisht, ajo është duke u përdorur nga 400 mësimndhënës nga e gjithë Kosova. Future is Here është pjesë e projektit Shkollat dhe Dokumentarët, i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
Për Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve klikoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania
Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?