LAJMI I FUNDIT:

MMJPH: Tejkalohet pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Strumicë, janë dhënë rekomandime

MMJPH: Tejkalohet pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Strumicë, janë dhënë rekomandime

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).

“Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata”, thonë nga Ministria

Në tabelë janë paraqitur koncentrimet mesatare ditore të PM10 në vendin e matjes dhe ditët kur ka ndodhur kalimi i pragut të alarmimit.


Sipas situatës së krijuar për qytetin e Strumicës janë në fuqi masat e mëposhtme:

– Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar

– Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B_Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate

– Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet.

– Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara

– Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit

– Ndalohet djegia në natyrë

– Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën (me rekomandim nga mjeku i familjes).

– Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00

– Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori