LAJMI I FUNDIT:

Hyri në funksion transformatori i ri 400/110 KV në TS Manastir 2: Hapi kyç për stabilitetin energjetik

Hyri në funksion transformatori i ri 400/110 KV në TS Manastir 2: Hapi kyç për stabilitetin energjetik

SHA MEPSO ka vënë zyrtarisht në funksionim të plotë transformatorin 400/110 kV në Stacionin Transformator (TS) Manastir 2. Kjo paraqet një kthesë në sigurimin e stabilitetit energjetik për Maqedoninë Jugperëndimore dhe për të gjithë sistemin energjetik në vend.

Vënia në funksion e transformatorit të ri forcon pjesën kyçe të infrastrukturës energjetike, duke rivendosur sigurinë në një rajon. Falë ndërhyrjes proaktive të menaxhmentit të ri, u zgjidh një nga problemet më të mëdha sistematike dhe u sigurua stabiliteti i sistemit energjetik aty ku kishte më shumë nevojë.

Me vënien në punë të transformatorit të ri 400/110 kV, sistemi energjetik TS Manastir 2 do të rinovohet plotësisht, duke ulur ndjeshëm presionin në rrjetin e transmisionit. Do të forcojë sigurinë e furnizimit në qytetet e Strugës, Ohrit, Resnjës, Manastirit dhe Prilepit, duke siguruar energji elektrike stabile gjatë muajve të dimrit kur konsumi është më i lartë, si dhe do të sigurojë prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike në REK Manastir, i cili është furnizuesi kryesor i energjisë elektrike në shtet.


“Ky nuk është vetëm një përmirësim teknik, por është sigurim i furnizimit stabil me energji elektrike për qytetarët e Maqedonisë Jugperëndimore”, tha mes tjerash drejtori i përgjithshëm i SH.A. MEPSO Burim Latifi. “Ne trashëguam një sistem në prag të kolapsit, por me fokus dhe ekspertizë, kemi dhënë një zgjidhje që rikthen stabilitetin, besimin dhe rezistencën.”

Hyri në funksion transformatori i ri 400/110 KV në TS Manastir 2: Hapi kyç për stabilitetin energjetik

Projekti, i nisur fillimisht në vitin 2023, por i lënë pas dore nga menaxhmenti i mëparshëm, ishte i ngarkuar nga vonesa dhe lëshime. Nën udhëheqjen e re, projekti u ringjall dhe u përshpejtua për të përmbushur nevojat urgjente të rajonit. Sjellja dhe instalimi i suksesshëm i transformatorit përfshinte navigim nëpër sfida logjistike, rrugë komplekse të transportit dhe kushte të pafavorshme të dimrit. Pavarësisht pengesave, ekipet teknike të MEPSO-s punuan pa u lodhur për të siguruar që pajisjet të instalohen dhe të jenë të gatshme për funksionim.

“Qytetarët meritojnë rezultate, jo justifikime”. Me vënien në punë të këtij transformatori dëshmuam se kur ka vullnet, gjinden edhe zgjidhjet. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një sistem energjetik më të fortë dhe më rezistent për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, theksojnë nga MEPSO.

Kjo arritje është vetëm fillimi i planit gjithëpërfshirës të MEPSO-s për modernizimin e infrastrukturës energjetike në vendin tonë. Kompania mbetet e përkushtuar në forcimin e rrjetit kombëtar, eliminimin e dobësive të trashëguara dhe sigurimin e furnizimit të sigurt me energji elektrike për të gjithë qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Lajme
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Siguri
Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Lajme
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Lajme
10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

Shëndetësi
Kalo në kategori