Poezi nga: Gerald Nicosia
Përktheu: Fadil Bajraj
I dashur Gregory për sa kohë të njoha
Të flaknin nga vende të ndryshme
Shikoja Bob Levyn
Normalisht një njeri i sjellshëm
Si të përzinte nga City Lights thuajse ti ishe klloshar
Duke bërtitur: “Ne i duam librat e tu këtu
Ama jo ty!”
(Kishte dalë fjala se ishe futur një natë aty
Dhe kishe grabitur arkën
Ngaqë kishin harruar t’i paguanin honoraret
Ama këtë nuk mund të dëshmoje
Sipas meje.)
Unë e pashë emrin tënd në beton jashtë Vesuvios
Që do të thotë se edhe aty të kanë përzënë përgjithmonë
Pasi iu ke afruar një gruaje të lezetshme dhe
I ke thënë, me një zgërdheshje prej çamarroku
“Unë do të doja të lezetoj piçulin tënd!”
Një natë në Dante’s Bar
(çfarë ironie)
Kur u çove pak peshë
Ata përsëri të kërcënuan se do të të flakin jashtë
Ndërsa ti u the atyre se nëse e bëjnë një gjë të tillë
Do të ktheheshe me “një pistoletë…
Një Roscoe”, dhe se do t’ua kallëzosh atyre qejfin
Barmen ta ktheu me kërcënim:
“Edhe ne kemi pistoleta bile sa të duash”
E ti i the: “O ti hajvan
Nuk po flas për një armë të përnjëmendtë,
Po flas për një breshëri vargjesh të vala
Që kam në mendje!”
Tash kam dëgjuar se ata do të largojnë
Hirin tënd
Nga varrezat angleze në Romë
Ku rrija ulur mbi gurin e varrit tënd prej mermeri
Dhe luaja me macet e egra
Që vinin gjithë ditën e lume për t’i
Bërë homazhe hirit tënd si të maceve
Po thonë se ti nuk po paguan
Faturën tënde të qirasë
Për parcelën e varrezave
Në kohë
Ama kush po paguan faturën
Për Keatsin dhe Shelleyn
Që prehen pranë teje?
Ah, Gregory, shpresoj se
Ata teveqela minukë që
Shkundin të vdekurit
Të zgjohen ndonjë natë
Nga breshëria e valë e mendjes tënde
E ti tua përvëlosh ëndrrat e tyre
Duke u dhënë atyre ankthe të pafundme
Dhe t’ua kallëzosh qejfin një herë e përgjithmonë
Se sall ai që përnjëmend
Ka vdekur
Do të ëndërronte
Për ta gërmuar
Dikë që ende është gjallë
Nëntokë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
NJERI – UJK
“Enveristi” Fan Noli: Letërkëmbimet e revolucionarit “demokrat” me komunistin Enver Hoxha
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë