LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja provoi “mëngjesin ballkanik” – shikoni reagimin e saj

Amerikanja provoi “mëngjesin ballkanik” – shikoni reagimin e saj

Një amerikane, e cila ka një llogari në TikTok të quajtur McKenna, ushqehet para më shumë se gjysmë milioni ndjekësish, publikoi një video të saj duke provuar një “mëngjes ballkanik”.

Ajo vendosi para vetes kos, specë, trangull, domate, sallam, qepë, vezë, djathë feta, bukë, turshi dhe sallam të pjekur. McKenna ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka provuar kosin.

Videoja është shikuar pothuajse katër milionë herë. Njerëz të shumtë ballkanas e kontaktuan atë përmes komenteve.


Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte se ajo hante çdo ushqim veç e veç në vend që të bënte një sanduiç.

Shikoni më poshtë reagimin e saj. /Telegrafi/

@missbedhead Trying out the Balkan Breakfast!! Why do you guys have SO many different flavors of ketchup though??? 🤣 #balkanbreakfast #balkan #balkanfood #easterneuropean #balkantiktok ♬ original sound – Michelle Brown