LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga Kriva Pallankë-Stracin, nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë do të udhëtohet për 40 minuta

Përurohet rruga Kriva Pallankë-Stracin, nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë do të udhëtohet për 40 minuta

Me lëshimin e rrugës ekspre nga Stracini deri në Kriva Pallankë, udhëtimi nga 30 minuta do të shkurtohet në 10 minuta, ndërsa nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë  në vend që një orë do të udhëtohet 40 minuta.

Rruga, e cila  zyrtarisht u lëshua sot, është në një gjatësi prej  25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8. Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro.

Në rrugën ekspres janë ndërtuar tre kryqëzime, tre ura, 13 viadukte dhe 44 shpate. Ndërtimi ka filluar në maj të vitit 2018, intesivisht është punuar gjatë gjashtë muajve të fundit.


Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski në lëshimin zyrtar, tha se realizimi i këtij projekti është rezultat i punës ekipore dhe të koordinuar, e jo rezultat i vetëm një subjekti.

“Në korrik të vitit 2024 kur u zgjodha drejtor i NPRRSH-së në seksionin e parë  nuk ishte vendosur asnjë centimetër asfalt, ndërsa sot mburren se kanë mbetur vetëm punimet e përfundimit. Gjërat ishin jashtëzakonisht të ngadalta. Kur u bëra drejtor i NPRRSH-së për mua  ishte sfidë dhe për këtë vendosa t’i përkushtohem plotësisht këtij projekti dhe vendosa që ta përfundoj deri në fund të vitit 2024, u vonuam vetëm tre ditë”, tha Trajanovski.

Theksoi se është planifikuar edhe projektimi i një rruge të re ekspres   nga Kumanova deri në Stracin dhe ndërtimi i një kryqëzimi afër Ginovcit.

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili edhe mori pjesë në lëshimin nëpërdorim të këtij aksi rrugor, tha se kjo rrugë nuk është as e OBRM-PDUKM-së e as e LSDM-së, por e qytetarëve.

“Ka pasur të tillë që sot kanë bërë promovim politik dhe në vend që t’u kërkojnë falje qytetarëve që nuk kanë bërë diçka në gjashtë vitet e kaluara, sot vrapojnë të mbledhin pikë politike. Dua të them se kjo është rruga e qytetarëve, kjo nuk është rruga as e LSDM-së e as e OBRM-PDUKM-së. Kredia do të shlyhet nga paratë e qytetarëve, prandaj askush nuk mund ta përvetësojë atë”, tha Mickoski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministër Aleksandar Nikolloski vlerësoi se kjo rrugë është arterie jetike për lidhjen me Bullgarinë dhe dëshiroi që të zhvillohen objekte të reja industriale dhe të ringjallet pjesa lindore e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori