LAJMI I FUNDIT:

Apple do të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur pretendimet që Siri dëgjon bisedat private të përdoruesve

Apple do të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur pretendimet që Siri dëgjon bisedat private të përdoruesve

Apple ka rënë dakord të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të propozuar për veprim grupor, duke pretenduar se asistenti i saj i aktivizuar me zë Siri ka shkelur privatësinë e përdoruesve, duke i dëgjuar ata pa pëlqimin e tyre.

Pronarët e iPhone u ankuan se Apple regjistroi në mënyrë rutinore bisedat e tyre private pasi aktivizuan Siri pa dashje.

Një zgjidhje paraprake u dorëzua të martën mbrëma në gjykatën federale të Oakland, Kaliforni, dhe kërkon miratimin nga gjykatësi i qarkut amerikan, Jeffrey White.


Asistentët zanorë zakonisht reagojnë kur njerëzit përdorin fjalë si “Hej, Siri”.

Por, paditësit pretenduan se Apple nuk kishte marrë pëlqimin përpara se të regjistronte bisedat e tyre, shkruan the Guardian.

Padia pretendonte se shkeljet u zhvilluan nga 17 shtatori 2014 deri më 31 dhjetor 2024.

Dhe filloi kur Siri përfshiu veçorinë “Hej, Siri” që dyshohet se çoi në regjistrime të paautorizuara.

Apple mohoi keqbërjen duke rënë dakord për të zgjidhur.

Gjithashtu, kompania ka theksuar vazhdimisht rëndësinë që i kushton privatësisë.

Në vitin 2018, CEO i Apple, Tim Cook, akuzoi kompanitë e tjera të teknologjisë për mbikëqyrje dhe tha “se dëshira për të vënë fitimet mbi privatësinë nuk është asgjë e re”.

Kompania pretendoi më tej në një letër drejtuar Kongresit në 2018 se pajisjet iPhone të Apple nuk “dëgjojnë” përdoruesit.

Ndryshe, 95 milionë dollarë janë rreth nëntë orë fitim për Apple, të ardhurat neto të së cilës ishin 93.74 miliardë dollarë në vitin e fundit fiskal. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet data e lansimit të Nintendo Switch 2

Zbulohet data e lansimit të Nintendo Switch 2

Lojëra
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Microsoft po planifikon shkurtime të vendeve të punës, po fokusohet më shumë në punonjësit me performancë të dobët

Microsoft po planifikon shkurtime të vendeve të punës, po fokusohet më shumë në punonjësit me performancë të dobët

Teknologji
Facebook dhe Instagram heqin kontrolluesit e fakteve

Facebook dhe Instagram heqin kontrolluesit e fakteve

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori