Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të nisë atë që pritet të jetë udhëtimi i tij i fundit jashtë shtetit në detyrë këtë fundjavë, duke udhëtuar në Korenë e Jugut, Japoni dhe Francë.
Departamenti i Shtetit njoftoi se Blinken do të vizitojë Seulin, Tokion dhe Parisin duke filluar nga e diela.
Në Korenë e Jugut, e cila është në mes të trazirave politike pas shkarkimit të presidentit Yoon Suk Yeol, dhe Japonisë, Blinken synon të nxjerrë në pah bashkëpunimin e SHBA-së me të dy vendet si pjesë e strategjisë së Indo-Paqësorit të administratës Biden.
Bëhet e ditur se kjo strategji synon kryesisht të zbehë ambiciet kineze në rajon, por edhe të pengojë kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Zhvillimet politike në Korenë e Jugut pasi Yoon shpalli shkurtimisht ligjin ushtarak dhe më vonë u fajësua, kanë ngritur pikëpyetje për stabilitetin e marrëdhënieve Uashington-Seul.
Por, SHBA ka marrë një qasje të kujdesshme ndaj pasigurisë, duke këmbëngulur që aleanca të mbetet e paprekur.
Raportohet se në Tokio, Blinken do të “rishikojë përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë aleanca SHBA-Japoni gjatë viteve të fundit”.
Kjo përfshin një miratim të madh të shitjeve të armëve të shpallur të premten, sipas të cilit SHBA do të dorëzojë rreth 3.64 miliardë dollarë (3.53 miliardë euro) raketa me rreze të mesme veprimi, pajisje përkatëse dhe trajnime në Japoni.
Ndërsa udhëtimin do ta përfundojë në Paris në takime me zyrtarë francezë për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe sigurinë evropiane, veçanërisht në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zemërohet me Zelenskyn: Krimea ka humbur gjatë kohës së Obamas

Pamjet e reja nga tërmeti në Turqi - studioja u trondit gjatë transmetimit televiziv

Ukrainasit zënë rob lufte një mercenar afrikan që lufton për rusët në Doentsk

Dronët ukrainas goditin fabrikën ruse që prodhon dron iranian në Tatarstan

Jordania shpall të jashtëligjshëm grupin “Vëllazëria Myslimane”, konfiskon asetet dhe zyrat e tij

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë