LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës fituese

Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës fituese

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e parë e madhe është se si të dalin nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohen me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka thënë Haradinaj.

“Me urimet më të mira për një vit të mbarë për ju, Shtetin e Kombin, dua t’iu kujtoj se viti në të cilin kemi hyrë tashmë, do të jetë një vit sfidues për të gjithë ne.


Është obligim yni që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.

Që të mos na ndodhë që edhe natën e ndërrimit të motmoteve ta presim në terr. Ose që vëllezërit tanë mërgimtarë të detyrohen të kthehen për shkak të mungesës së rrymës.

Që mos e mashtrojmë popullin se për kolapsin energjetik, fajtor është zhvillimi i hovshëm ekonomik.

Që t’mos na ndodhë që t’i mbrojmë hajnat e ta sulmojmë gjyqësorin.

Ku kryeministri e poshtëron sistemin gjyqësor dhe nuk i përgjigjet ftesës së prokurorisë për intervistim”, shkruan ai.

Haradinaj tutje thotë se sfida e parë e madhe është se si të dalin nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohen me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO.

“Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizneseve të vogla e deri tek ato të mëdha.

Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor.

Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori