LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 12° partlycloudy_night

Vjosa Axhemi, dizajnerja nga Gjakova që pasionin e ktheu në profesion

Vjosa Axhemi, dizajnerja nga Gjakova që pasionin e ktheu në profesion

Puna dhe pasioni janë virtytet e domosdoshme që duhet t’i zotërojë një person i cili dëshiron të bëhët profesionist i një fushe të caktuar. Pikërisht këto virtyte të cilat i zotëron dizajnerja nga Gjakova, Vjosa Axhemi, e kanë ndihmuar atë që pasionin që e ka për artin, kryesisht për dizajnin e modës, tashmë ta kthejë në profesion.

Në një intervistë dhënë për Telegrafin, Vjosa tha që ka vite që ka filluar të merret me dizajnin e modës, duke cekur po ashtu se ku i ka marrë hapat e parë që të fillojë të merret me këtë fushë edhe profesionalisht.

“Unë kam filluar para 6 viteve të merrem me këtë profesion. Fillimisht e kam përfunduar fakultetin e dizajnit të modës në Prishtinë, dhe më pas kam filluar si praktikante në një biznes për rrobaqepsi që është këtu në Gjakovë, tek Selami dhe Ferdeze Ferizi, të cilët i falenderoj shumë për kontributin që kanë dhënë ndaj meje, ku i kam mësuar bazat e rrobaqepsisë si dhe gjithashtu pak nga patroni, dhe pastaj me kalimin e viteve kam filluar të punoj edhe për kompaninë Albina Dyla, ku aty kam punuar rreth dy vite të cilët poashtu i falenderoj për vlerësimin ndaj meje, dhe më pas kam vendosur të pavarsohem dhe ta hap biznesin tim, ku e kam parë më të arsyeshme që të punoj mbi veten time.”, tha fillimisht Axhemi.


Në çdo nisje të një gjëje të re, fillimet janë të vështira, njësoj siç ishin edhe për Vjosen, e cila për Telegrafin tha se në fillim ka pasur shumë dilema nëse duhet të shkëputet nga kompanitë ku ka punuar, që të fillojnë një biznes vetanak, duke i pasur parasysh edhe vështirësitë që mund të hasen deri tek depërtimi në treg.

“Vështirësi ka pasur, dhe kam pasur dilema se a duhet me u shkput, apo duhet me vazhdu me punu për dikë tjetër, mirëpo duke e marrë parasysh që unë kam potencial dhe kam aftësi  të punoj vetëm, vendosa që të shkëputem nga kompania, dhe të filloj një biznes vetanak. Vështirësi ka pasur në fillim, dhe ka pasur pyetje që ia bëja vetes ‘A do të kem sukses?’, ‘A do të kem afirmitet?’, fillimi ka qenë i vështirë derisa kam depërtuar në treg, derisa e kam marrë porosinë e parë, a është pëlqyer porosia, por me kalimin e kohës jam afirmuar, dhe tash jam në një pikë që jam shumë më e perfeksionuar se sa kam qenë në fillim.”, shtoi tutje Axhemi.

Intervistën e plotë me dizajneren Vjosa Axhemi, mund ta ndiqni të bashkansgjitur më poshtë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend

Më shumë
Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një

Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një

Magazina
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar

Magazina
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, infektologu Ramadani tregon katër grupmoshat që janë më të rrezikuara

Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, infektologu Ramadani tregon katër grupmoshat që janë më të rrezikuara

Lajme
Morën pjesë në tubime zgjedhore - suspendohet koloneli, majori dhe një rreshter policor

Morën pjesë në tubime zgjedhore - suspendohet koloneli, majori dhe një rreshter policor

Lajme
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Magazina
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother - e nxjerr nga vetja G Banin

Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother - e nxjerr nga vetja G Banin

Magazina
Kalo në kategori