LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -1° cloudy

Kryetari Bulliqi paraqiti raportin vjetor të punës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2024 para kuvendit Komunal

Kryetari Bulliqi paraqiti raportin vjetor të punës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2024 para kuvendit Komunal

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Hilmi Hoxha, e ku e pranishëm ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësues të KFOR-it dhe media.

Para se të fillonin punimet për pikat e rendit të ditës, kryesuesi i kuvendit komunal, Hilmi Hoxha, ftoi për betim të anëtareve të kuvendit, Fatmir Gashin dhe Qendresa Halitin për të bërë betimin para anëtarëve të kuvendit për pranimin e detyrës, me rastin e largimit të dy anëtarëve paraprak nga radhët e LDK-së.

Pas betimit të anëtareve të rinj, u bë edhe një propozim nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, i cili propozoi largimin e pikës së së dytë të rendit të ditës “Draft Plani i Mobiltetit të Qëndrushëm Urban në Komunën e Podujevës 2025-2029” për shkak të diosa ndryshime ligjore të cilat janë bërë gjatë muajit nëntor, dhe si i tillë draft Plani ka nevojë për një rishikim dhe ripërpunim, propozim ky i cili u mbështet nga anëtarët e kuvendit komunal.


Ndërsa pikat e rendit të ditës të cilat u miratuan sot janë:

1. Raportim i Kryetarit të Komunës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2024
2. Diskutim për parandalimin e fenomeneve negative të adoleshentëve dhe të rinjve në Komunën e Podujevës (vazhdim i diskutimit nga mbledhja e kaluar e mbajtur më 11.12.2024)
Ndërsa te pika “Propozim Vendim për Kompensimin e anëtarëve të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale” seanca u ndërpre nga kryesuesi i kuvendit për shkak të mungesës së kourumit./Telegrafi/