LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër aeroplan i aviokompanisë koreano-jugore kthehet nga është nisur, pas problemeve me pajisjet e uljes

Një tjetër aeroplan i aviokompanisë koreano-jugore kthehet nga është nisur, pas problemeve me pajisjet e uljes

Një aeroplan i aviokompanisë Jeju Air është detyruar të kthehet nga është nisur, pasi ka pasur probleme me pajisjet e uljes, vetëm një ditë pas katastrofës më vdekjeprurëse të linjës ajrore të Koresë së Jugut në dekada.

Boeing 737-800 i përfshirë në incidentin e fundit ishte i njëjti model si aeroplani i  Jeju Air që u rrëzua të dielën, ku humbën jetën 179 persona pasi u rrëzua pa pajisjen e tij të uljes, transmeton Telegrafi.

Familjet janë përballur me një pritje të dhimbshme për konfirmimin se të dashurit e tyre ishin në mesin e atyre që u humbën jetën në aksidentin e djeshëm, me zyrtarët që zgjidhën me kujdes më shumë se 600 pjesë të trupit, duke u përpjekur t’i bashkojnë ato.


Në vendin e përplasjes herët të hënën, një burrë dhe një grua në moshë të mesme e mbajtën shikimin e tyre të fiksuar përmes gardhit, ku mbetjet e aeroplanit – ulëset, portat dhe pjesët metalike të përdredhura – ishin ende të shpërndara nëpër fushë pranë bishtit të djegur.

Era e gjakut vazhdon të shpërndahet në ajër ndërsa ushtarët kontrollojnë me kujdes një fushë me kallamishte pranë pistës, të përfshirë në një kërkim të dukshëm për pjesët e trupit.

Aeroplani i cili transportonte 181 persona nga Tajlanda për në Korenë e Jugut, bëri një thirrje në radiolidhje dhe u ul me bark përpara se të përplasej me një pengesë dhe të shpërthejë në flakë.

Të gjithë në bordin e Jeju Air Flight 2216 humbën jetën, përveç dy stjuardesave që u nxorën nga rrënojat e djegura. Viktima më e vogël ishte një djalë tre vjeçar.

Sot në mëngjes, një tjetër aeroplan i Jeju Air u nis nga aeroporti ndërkombëtar Gimpo i Seulit për në ishullin Jeju, por u detyrua të kthehej pasi u zbulua një problem në pajisjen e uljes menjëherë pas ngritjes, u tha nga linja ajrore koreano-jugore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Greqia
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Kalo në kategori