LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Nuk ka asnjë problem që Abetarja e unifikuar shqipe të përdoret si material ndihmës

Janevska: Nuk ka asnjë problem që Abetarja e unifikuar shqipe të përdoret si material ndihmës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka folur në lidhje me Abetaren e unifikuar shqipe, e cila në fillim të këtij viti shkollor filloi të përdoret në disa shkolla shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Janevska tha se nuk ka asnjë pengesë të përdoret Abetarja shqipe, pasi siç tha, është material ndihmës.

“Asnjë ligj nuk vlen në mënyrë retrograde. Këtë BDI do të duhet ta dijë më mirë se unë, pasi kanë përvojë 20-vjeçare. Materialet didaktike që janë në përdorim, do të jenë në përdorim derisa Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk thotë se nuk janë të përshtatshme, për momentin nuk kemi vendim të tillë”.


“Ministri Jeton Shaqiri së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, abetaren shqipe, e miratuan si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendit nuk e di çfarë është, në vendin tonë është material ndihmës dhe nuk ka pengesë që të përdoret më tej, derisa nuk vendosim që të kemi material tjetër”, tha mes tjerash Vesna Janevska.

Ndryshe, Abetarja shqipe ka shkaktuar përplasje në mes partive shqiptare ditëve të fundit. Nga BDI thanë se kjo abetare me ligjin e ri për arsim do të largohet nga përdorimi, ndërsa nga VLEN mohuan një gjë të tillë, dhe pretendimet e BDI-së i quajtën shpifje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori