LAJMI I FUNDIT:

Dëshira për të emëruar fëmijën pas një ish-diktatori, historia që po bën bujë në rrjete sociale

Dëshira për të emëruar fëmijën pas një ish-diktatori, historia që po bën bujë në rrjete sociale

Ndërsa disa prindër kalojnë emra nëpër breza, të tjerë kërkojnë frymëzim te librat dhe filmat e preferuar për të emëruar fëmijët e tyre.

Megjithatë, një grua ka ndarë historinë se si shoqja e saj amerikane dëshiron t’i vërë emrin djalit të saj – nga frika se emri do të ndikojë negativisht tek ai më vonë në jetë, përcjell Telegrafi.

Ajo tha: “Miqtë e mi janë duke pritur fëmijë dhe së fundi më thanë se çfarë emri planifikojnë t’i vendosin. Le të themi se është emri i parë i një ish-diktatori gjerman. Unë i pyeta pse e zgjodhën dhe më thanë se mendonin se tingëllonte bukur, i pëlqeu kuptimi”.


“Ajo që është e çmendur për mua, është se prindërit janë të dy goxha të majtë, megjithëse jo shumë politikë. Unë thjesht nuk mund ta kuptoj vendimin e tyre këtu”, shtoi ajo.

Friends want to give their son a…questionable name.
byu/CivilRaisin4361 intragedeigh

Ndërsa gruaja vendosi të mos ndante emrin e fëmijës, shumica e njerëzve menduan se ishte Adolf.

Përdoruesit e rrjeteve sociale i kërkuan asaj që të fliste me miqtë për t’i detyruar ta ndryshojnë emrin e djalit, duke thënë se do t’i “shkatërrojë jetën”. /Telegrafi/