Natën e 6 dhjetorit, Mohammed el-Nadaf, një ushtar në ushtrinë siriane, ishte në pozicionin e tij në Homs.
Ndërsa rebelët e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) u futën në qytet, disa ditë pasi kishin marrë kontrollin e Aleppos dhe Hamës në një ofensivë të rrufeshme, Mohammed vendosi se nuk donte të luftonte.
“Ne nuk kishim asnjë urdhër, asnjë informacion. Unë hoqa uniformën time, lashë armët dhe nisa të shkoj në fshatin tim në Tartous”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Mohammed Ramadan ishte në një pozicion në periferi të kryeqytetit, Damask.
“Nuk kishte kush të na jepte urdhër, shumë komandantë tanë ikën para nesh. Kështu mendova, pse të vdisja dhe të luftoja për dikë që nuk më dha as një rrogë të mjaftueshme për të ushqyer familjen time”, tha Ramadan.
“Për racionet tona ditore si ushtarë morëm vetëm një vezë dhe një patate”, shtoi ai.
Të nesërmen në mëngjes, ai gjithashtu la pozicionin dhe shkoi në shtëpi, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Dëshmia e ushtarëve ofron një pasqyrë të kolapsit të shpejtë të regjimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.
Bëhet e ditur se për shumë nga forcat e tij të demoralizuara dhe të paguara keq në terren, shpejtësia me të cilën mbrojtja e tyre u shpërbë përballë ofensivës rebele nuk ishte befasi.
Shumë ushtarë thanë se paguheshin më pak se 35 dollarë në muaj dhe duhej të bënin punë të tjera për t’ia dalë mbanë në një vend ku kjo do të mbulonte vetëm një pjesë të shpenzimeve bazë të jetesës.
Mohammed Ramadan së fundmi është parë në një “qendër pajtimi” të drejtuar nga HTS.
Në qendër, ish oficerët e ushtrisë, policisë dhe inteligjencës, si dhe kushdo që ishte pjesë e grupeve të milicisë pro-Assad, mund të regjistrohet për një kartë identiteti të përkohshëm civil dhe të depozitojë armët e tyre.
Tani, HTS ka shpallur amnisti të përgjithshme për ata që kanë punuar për ish-regjimin.
Waleed Abdrabuh, një anëtar i grupit që kujdeset për qendrat e pajtimit në Damask, tha: “Qëllimi është që armët e ish-regjimit t’i kthehen shtetit. Dhe që anëtarët e forcave të marrin një ID civile në mënyrë që ata të riintegrohen në shoqëri”.
Raportohet se nën Assadin, rekrutimi në ushtri ishte i detyrueshëm për meshkujt e rritur.
Rekrutët duhej të dorëzonin letërnjoftimet e tyre civile dhe të pranonin ato ushtarake.
Ndryshe, ndërsa HTS ka shpallur amnisti për forcat e Assadit, ata kanë thënë gjithashtu se ata që janë përfshirë në tortura dhe vrasje do të mbahen para përgjegjësisë.
Edhe pse ky do të jetë një ekuilibër i vështirë për t’u arritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës
Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë