LAJMI I FUNDIT:

Berisha tha se u arratis, Veliaj i kundërpërgjigjet ashpër: Do të kthehem për dy ditë, po shkoj në Amerikë se nuk jam ‘non grata’

Berisha tha se u arratis, Veliaj i kundërpërgjigjet ashpër: Do të kthehem për dy ditë, po shkoj në Amerikë se nuk jam ‘non grata’

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha se Veliaj është arratisur nga Shqipëria.

I menjëhershëm ishte reagimi i Veliajt i cili në një postim në Facebook shkruan se po shkon në Amerikë, ndërsa do të kthehet për dy ditë.

Sali Berisha thotë se është arratisur Erion Veliaj, akuzon Ramën
Lexo po ashtu Sali Berisha thotë se është arratisur Erion Veliaj, akuzon Ramën

Lexoni të plotë postimin e Veliajt, pa ndërhyrje


O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë jam mbështetës i drejtësisë së re dhe nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!

Pis burrë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Lajme
Kalo në kategori