Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Këtë muaj, botat e inteligjencës artificiale [IA] janë përfshirë edhe në punët e Babadimrit. Me pak fjalë, dhuratat e mundësuara nga IA-ja janë duke u shtuar – siç e di vetë unë, duke qenë se sapo më është dhuruar një pajisje mbresëlënëse për diktim me ndihmën e IA-së.
Ndërkohë, shitësit me pakicë, si Walmart, po ofrojnë mjete të IA-së për t’i ndihmuar blerësit e stresuar gjatë festave. Konsideroni këto si një ekuivalent dixhital të një elfi personal, që ofron rrugë të shkurtra për blerjet dhe dhuratat. Dhe, duke gjykuar nga vlerësimet e fundit, duket se po funksionojnë mjaft mirë.
Por, këtu qëndron paradoksi: edhe pse IA-ja po përhapet në jetën tonë – madje edhe në çorapet e Krishtlindjes – armiqësia ndaj saj mbetet tejet e lartë. Më herët këtë muaj, për shembull, një sondazh i qeverisë britanike zbuloi se katër nga dhjetë njerëz presin që IA-ja të sjellë përfitime. Megjithatë, tre nga dhjetë parashikojnë dëme të mëdha për shkak të “shkeljeve të sigurisë së të dhënave”, “përhapjes së dezinformatave” dhe “zhvendosjes së vendeve të punës”.
Ndoshta kjo nuk është për t’u habitur. Rreziqet janë reale dhe janë theksuar gjerësisht. Megjithatë, ndërsa hyjmë në vitin 2025, ia vlen të reflektojmë mbi tri pika shpesh të neglizhuara mbi antropologjinë aktuale të IA-së, të cilat mund të ndihmojnë për ta kuptuar këtë paradoks në mënyrë më konstruktive.
Së pari, duhet të rimendojmë se çfarë “A”-je po përdorim në “IA” sot. Po, sistemet e të mësuarit të makinerive janë “artificiale”. Megjithatë, botat nuk po zëvendësojnë gjithmonë – ose zakonisht – trurin tonë njerëzor si një alternativë ndaj kognicionit prej mishi dhe gjaku. Përkundrazi, zakonisht na mundësojnë të veprojmë më shpejt dhe të lëvizim më me efikasitet në përmbushjen e detyrave. Blerjet janë vetëm një shembull.
Prandaj, ndoshta duhet ta rimodelojmë IA-në si “inteligjencë e zgjeruar” ose “inteligjencë e përshpejtuar” – ose si “inteligjencë agjenturore”, për të përdorur një term që një blog i fundit i Nvidia-s e quan “fronti i ri” i IA-së. Kjo i referohet botave që mund të veprojnë si agjentë autonomë, duke kryer detyra për njerëzit sipas udhëzimeve të tyre. Kjo do të jetë një temë kryesore në vitin 2025. Ose, siç deklaroi Google kur prezantoi modelin e fundit të IA-së, Gemini: “Epoka agjenturore e IA-së ka ardhur.”
Megjithatë, kultura të ndryshme e shohin IA-në ndryshe. Qëndrimet në vendet në zhvillim, për shembull, priren të jenë shumë më pozitive sesa në ato të zhvilluara, siç theksoi së fundmi James Manyika, bashkëkryetar i një organi këshillues të OKB-së për IA dhe zyrtar i lartë i Google-it.
Edhe vendet si Japonia janë më ndryshe. Në mënyrë të veçantë, publiku japonez ka shfaqur prej kohësh ndjenja shumë më pozitive ndaj robotëve sesa homologët e tyre anglofonë. Kjo tani reflektohet edhe në qëndrimet ndaj sistemeve të IA-së.
Pse ndodh kjo? Një faktor është mungesa e fuqisë punëtore në Japoni (dhe fakti që shumë japonezë janë skeptikë për të lejuar emigrantët të mbushin këtë boshllëk, duke e bërë më të lehtë pranimin e robotëve). Një tjetër faktor është kultura popullore. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur filmat holivudianë si Terminatori ose 2001: Odiseja hapësinore përhapnin frikë ndaj makinerive inteligjente te audiencat anglofone, publiku japonez ishte magjepsur nga saga Djaloshi Astro që i paraqiste robotët në një dritë të favorshme.
Krijuesi i saj, Osamu Tezuka, këtë ndikim ia ka atribuuar religjionit Shinto, i cili nuk bën ndarje të rrepta midis objekteve të gjalla dhe të pajeta – ndryshe nga traditat judeo-kristiane. “Japonezët nuk bëjnë dallim midis njeriut, si krijesë superiore, dhe botës përreth tij”, ka thënë më parë ai. “Ne i pranojmë robotët lehtësisht, bashkë me botën e gjerë rreth nesh: insektet, shkëmbinjtë – gjithçka është një tërësi”.
Kjo reflektohet në mënyrën se si kompanitë si Sony apo SoftBank projektojnë produktet e tyre të inteligjencës artificiale sot. Siç vë në dukje një prej eseve në veprën Paramendimi i IA-së, këto kompani përpiqen të krijojnë “robotë me zemër” në një mënyrë që konsumatorët amerikanë mund ta shohin si diçka të frikshme.
Së treti, kjo ndryshueshmëri kulturore tregon se reagimet tona ndaj IA-së nuk duhet të jenë të ngurta, por mund të evoluojnë ndërsa shfaqen ndryshimet teknologjike dhe ndikimet ndërkulturore. Merrni parasysh teknologjitë e njohjes së fytyrës. Në vitin 2017, Ken Anderson, një antropolog që punonte në Intel, dhe kolegët e tij, studiuan qëndrimet e konsumatorëve kinezë dhe amerikanë ndaj mjeteve të njohjes së fytyrës. Ata zbuluan se, ndërsa konsumatorët kinezë i pranonin këto teknologji për detyra të përditshme, si për shembull pagesat bankare, konsumatorët amerikanë ishin më të rezervuar.
Ky dallim pasqyronte shqetësimet e amerikanëve për privatësinë. Por, në të njëjtin vit kur u publikua ky studim, Apple prezantoi mjetet për njohjen e fytyrës në iPhone, të cilat u pranuan shpejt nga konsumatorët amerikanë. Qëndrimet ndryshuan. Pika kryesore është se “kulturat” nuk janë si kuti të mbyllura dhe statike. Ato janë më shumë si lumenj që lëvizin ngadalë, me brigje të turbullta, ku dalin rrjedha të reja.
Prandaj, pavarësisht se çfarë do të sjellë viti 2025, një gjë që mund të parashikohet është se qëndrimet tona ndaj IA-së do të vazhdojnë të ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme, ndërsa teknologjia bëhet gjithnjë e më normale. Kjo mund të shqetësojë disa, por gjithashtu mund të ndihmojë për të rimodeluar debatin teknologjik në një mënyrë më konstruktive dhe për t’u fokusuar që njerëzit të kontrollojnë “agjentët” e tyre dixhitalë – jo e kundërta. Investitorët sot mund të nxitojnë drejt IA-së, por duhet të pyesin se çfarë “A”-je dëshirojnë në atë emërtim të IA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë