LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° rain

Komisioni i Pavarur i Mediave dhe mediat e rajonit të Prizrenit diskutojnë për obligimet gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave dhe mediat e rajonit të Prizrenit diskutojnë për obligimet gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave ka mbajtur takim me mediat e rajonit të Prizrenit, për të shqyrtuar dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me procesin elektoral përkatësisht përmbajtjen e Rregullores 2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas njoftimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka bërë të ditur se qëllim i këtij takimi është diskutimi rreth procesit zgjedhor, përkatësisht obligimet e mediave sipas Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe akteve nënligjore të KPM-së, me theks të veçantë Rregullores së re të KPM-së 2024/03, lidhur me obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore, raporton Telegrafi.

“Në tryezë u prezantuan ndryshimet kryesore që sjell rregullorja në fjalë, me theks  në publikimin e listës së çmimeve të paktën një javë para fillimit të fushatës, orari për mbulimin e aktiviteteve të fushatës zgjedhore do të jetë nga ora 12:00 deri ne ora 24:00, mediat gjatë fushatës zgjedhore duhet t‘i trajtojnë të gjitha subjektet e certifikuara politike në mënyrë të barabartë, hapësira që transmetuesit mund t’ua shesin të gjitha subjekteve politike për reklamim politik është gjashtë (6) orë në ditë dhe duhet të ua ofrojnë në mënyrë të barabartë të gjitha subjekteve të certifikuara ndërsa kufiri sasior i kohës së emetimit politik për një subjekt te certifikuar politik brenda një dite është 90 minuta (1.5 orë). Në tryezë u sqarua edhe koha pa pagesë që mediat duhet t’ua ndajnë subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e KPM-së.


Mediat, sipas sqarimeve të dhëna, duhet të mbajnë ditarë të veçantë javorë për hapësirën e ofruar pa pagesë dhe atë me pagesë, të cilët pastaj duhet të dorëzohen në KPM. Rregullorja gjithashtu vendos kritere edhe mbi organizimin e sondazheve në hulumtimin e opinionin publik si dhe respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore.

Zyrtarët e KPM-së sipas njoftimit kanë bërë një prezantim të ditarëve të zgjedhjeve si një obligim ligjor i mediave dhe të cilët tani janë në një format të ri dhe shumë më të lehtë për tu plotësuar sikurse që janë prezantuar edhe shkeljet me të shpeshta të mediave gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, raporton Telegrafi.

Pas prezantimeve takimi ka vazhduar me diskutimet e pjesëmarrësve rreth çështjeve në përgjithësi që kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë procesit zgjedhor.

Përveç çështjeve që lidhen me procesin zgjedhor, pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe tema tjera lidhur me gjendjen aktuale të mediave lokale, sfidat e tyre dhe punën për informimin e drejtë të publikut. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës

SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës

Serbia
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Kalo në kategori