LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Integrimi në BE kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike

VLEN: Integrimi në BE kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike

Koalicioni VLEN sot ka reaguar në lidhje me qëndrimin e tyre gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese.

Nga atje thonë se Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane.

“Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë.


Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e OBRM-PDUKM-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme.

Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane./Telegrafi/