LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë, nga analistët vlerësohen lojëra politike

Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë, nga analistët vlerësohen lojëra politike

Kosova dhe Serbia vlerësohet se po bëjnë lojë politike me refuzimin e vizitave të përfaqësuesve të njëra-tjetrës. Pasi Serbia nuk lejoi vizitën e dy ministrave kosovarë në Luginë, Kosova iu përgjigj njëjtë duke refuzuar kërkesën për vizitë të një ministri serb në Kosovë.

Kosova i është kundërpërgjigjur shpejt Serbisë pasi ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia refuzoi vizitën në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të mërkurën, kur njoftoi për rastin e Sveçlës, Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq.


Kosova e akuzoi Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Brukselit për vizitat zyrtare, derisa të njëjtën gjë e bëri edhe pala serbe.

Këto veprime po i duken lojëra politike profesorit universitar, Milazim Krasniqi.

“Nuk arrij t’i kuptoj arsyet e vizitës së ministrit për të vizituar Luginën e Preshevës siç nuk e kam të qartë se çka mund të kërkojë ministri i Brendshëm. Këto janë thjesht lojëra politike që bëhet për provokim të njëri tjetrit e për rejtingun politik ndërsa, çështje të tilla do duhej të akorodoheshin paraprakisht dhe jo të bëheshin pjesë e presioneve mbi opinionin publik”, ka thënë Krasniqi.

Por ndonëse marrëveshja po shkelet, për Krasniqin fajtor është vet Brukseli.

“Brutaliteti me të cilin shkelet Marrëveshja e Brukselit në mënyrë të dyanshme është lapidare tashmë dhe kjo tregon mungesën e vullnetit të Brukselit për të shtyrë përpara procesin e negociatave dhe marrëveshjeve ashtu që është lejuar kjo lojë e qeverive të Kosovës e Beogradit. Tash është bërë e zakonshme por po provokon në instancë të fundit, farën e një keqkuptimi ose ndonjë konflikti në të ardhmen”, ka shtuar Krasniqi.

Megjithatë, për ish-diplomatin Blerim Canaj, veprimet e palëve nuk përbëjnë habi.

“Nuk është diçka e re, s’është diçka që nuk ka ndodhur. Për shembull në Kosovë janë ndaluar politikanët serb për shkak të gjuhës që kanë përdorur përherë pas takimeve me pakicën serbe këtu por çka po vërehet është se përkundur përpjekjeve të Bashkësisë Kombëtare për një moralizim raportesh, vet refuzimi i vizitave tregon që s’ka të reja. Se a do të ketë pasoja, është e vështirë të thuhet sepse shtetet veprojnë si të pavarura dhe të dyjat kanë një “win-win”. Jemi në fushatë zgjedhore dhe në sendimentin nacional, ia ndihmon subjektit”, ka thënë Canaj.

Televizioni ka pyetur Bashkimin Evropian për shkeljen e marrëveshjes, por nuk ka marrë përgjigje./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori