Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të angazhimit të saj për Edukimin Financiar ka lansuar sot në fazë testuese Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare. Faza e testimit do të zgjasë për një kohë të caktuar, derisa merren komente dhe finalizohet legjislacioni përkatës.
Platformë ka për qëllim të ofrojë transparencë më të madhe në tregun financiar, duke ndihmuar qytetarët të marrin informacione të detajuara mbi normat e interesit dhe tarifat për produktet dhe shërbimet më të përdorura financiare të ofruara nga institucionet financiare për individ. Platforma u mundëson qytetarëve të krahasojnë ofertat e ndryshme të sektorit bankar për produktet e njëjta për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
Qëllimi i Platformës është të mbështesë Edukimin Financiar, të rrisë transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe të avancojë qasjen në financa për qytetaret në vend.
Në këtë fazë në Platformë janë shpalosur produktet dhe shërbimet më të përdorura financiare për individ në sektorin bankar, megjithatë planifikohet që të zhvillohet dhe plotësohet me informata shtesë për sektorin bankar, si pjesa e pagesave – transferëve bankare, pastaj me produkte për institucionet mikrofinanciare, institucionet financiare jo-bankare dhe produkte të kompanive të Sigurimeve, thuhet në njoftimin e BQK.
Institucionet financiare do të jenë përgjegjëse për saktësinë, përditësimin dhe vërtetësinë e të dhënave të paraqitura, pas përfundimit te fazës testuese.
Platforma për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare është një web aplikacion, i cili është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Konsumatorët mund ta përdorin atë lehtësisht pavarësisht nga pajisja e përdorur, si desktop, laptop, telefona të mençur dhe tablet.
Kjo platformë është e qasshme përmes web faqes zyrtare të BQK-së në www.bqk-kos.org, tek pjesa e portaleve të BQK-së, apo drejtpërdrejt në https://krahaso.bqk-kos.org. Qytetarët mund të mësojnë më shumë mbi funksionalitetet e saj përmes materialeve udhëzuese dhe videove të publikuara në faqen zyrtare të Edukimit Financiar të BQK-së, përkatësisht në linkun https://bqk-kos.org/edu/.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e projekteve që rrisin edukimin financiar dhe mbështesin interesat e qytetarëve për një qasje më të lehtë dhe transparente në tregun financiar.
Realizimi i Platformës është mundësuar me mbështetjen e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), zyra në Kosovë, të cilët kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në shumicën e projekteve dhe iniciativave të Edukimit Financiar. EFSE synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në Evropën Juglindore dhe Rajonin Fqinjë të Evropës Lindore. Për më shumë informacion mbi Fondin Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ju lutemi vizitoni www.efse.lu/ dhe për Finance in Motion GmbH vizitojeni www.finance-in-motion.com. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!