LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i “yllit me tre cepa” për Mercedes falimenton pas 228 vitesh ekzistencë

Prodhuesi i “yllit me tre cepa” për Mercedes falimenton pas 228 vitesh ekzistencë

Gerhardi Kunststofftechnik GmbH, një kompani gjermane që prodhonte emblema për Mercedes-Benz, ka shpallur falimentimin.

Arsyeja ishte rënia e kërkesës për produktet e saj dhe kriza në industrinë evropiane të automobilave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kompania gjermane nuk arriti të përballojë sfidat me të cilat përballet industria moderne evropiane e automobilave për shkak të rënies së kërkesës për automjete elektrike.


Kompania, e themeluar në vitin 1796, i mbijetoi dy luftërave botërore, por falimentoi në vitin 2024.

Gerhardi ka shpallur falimentimin pas një rënie të zgjatur të kërkesës për produktet e saj dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me 1500 punonjësit e saj.

Kompania filloi udhëtimin e saj më shumë se dy shekuj më parë me prodhimin e produkteve metalike, dhe më pas hyri në industrinë e automobilave dhe furnizoi emblemat e yjeve për sedanët Mercedes-Benz. /Telegrafi/