LAJMI I FUNDIT:

Halk EZ Cashback për të rinjtë me stil dinamik të jetesës

Halk EZ Cashback për të rinjtë me stil dinamik të jetesës

Mëngjes në furrë, ushtrime të paktën dy herë në javë, drekë ose darkë në restorant, kinema me shoqërinë, dhe argëtim në një klub nate. Halkbank ka nisur një fushatë të re Cashback për të rinjtë, të cilëve këto aktivitete janë pjesë e rutinës së tyre javore.

Të gjithë përdoruesit e paketës Halk EZ që paguajnë me kartën debiti Visa PayWave, si dhe përdoruesit e kartave debiti Visa Platinum, kanë mundësinë të marrin 10% kthim të parave (cashback) për transaksionet e realizuara në vende të caktuara të shitjes në të gjithë vendin.

Fushata vlen për pagesa në vende si restorante dhe lokale për ushqim, furra, disko dhe klube nate, kinema dhe qendra ushtrimesh. Kjo ofertë Cashback ka nisur më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 mars. Gjatë kësaj kohe, përdoruesit mund të marrin kthim të parave deri në 1,000 denarë për çdo 30 ditë të fushatës.

Paketa Halk EZ është krijuar për t’u ofruar të rinjve një përvojë të re bankare, të përshtatur me mënyrën e tyre dinamike të jetesës. Me fushatën e re Cashback, të rinjtë e moshës 16 deri 24 vjeç, përdorues të paketës Halk EZ, kanë mundësinë të kursejnë ndërsa shijojnë aktivitetet e tyre të preferuara apo argëtohen me miqtë.

Kthimi i parave do të realizohet në fund të çdo muaji që nga fillimi i fushatës, direkt në llogarinë e pagesës të përdoruesit. Është e rëndësishme të theksohet se kjo ofertë vlen vetëm për transaksionet e realizuara në terminalet POS në vendet e caktuara.

Përmes kësaj fushate Cashback, Halkbank shpërblen besnikërinë e anëtarëve të komunitetit Halk EZ. Paketa Halk EZ (Halk Easy) është një paketë bankare inovative për të rinjtë, me shumë përfitime dhe përmbajtje dinamike. Paketa përfshin banking falas mobil dhe elektronik, kartë Visa pa kontakt, me të cilën mund të tërhiqet para pa komision në të gjitha bankomatët brenda dhe jashtë vendit, llogari pagese pa kosto mirëmbajtjeje dhe shërbime inovative si GarminPay, SmartSend dhe SmartCash.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori