LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° cloudy

Banorë të lagjes “Tafë Sejdiu” në Ferizaj prej 3 javësh pa ndriçim publik

Banorë të lagjes “Tafë Sejdiu” në Ferizaj prej 3 javësh pa ndriçim publik

Banorët e lagjes “Tafë Sejdiu” që lidhet me rrugën kryesore “Brahim Ademi”në Ferizaj prej disa javësh po përballen me mungesë të ndriçimit publik gjë që sipas banorëve po vështirësohej jetesa dhe siguria e tyre. Banorët kanë thënë se gjatë natës shkaku i mungesës së ndriçimit publik po rrezikohen edhe nga qentë endacak gjatë natës.

Rreth kësaj çështje, banorët janë ankuar edhe përmes platformës Ndreqe.com duke dërguar fotografi dhe informacione rreth mungesës së ndriçimit.

“Ne Lagjen “Tafë Sejdiu” në Ferizaj, ndriçimi publik nuk po funksionon më shumë se tre javë dhe nuk është marrë asnjë hap për rregullimin e problemit”, ka shkruar një banor anonim.


Telegrafi ka kontaktuar me banor të tjerë lidhur me këtë çështje në rrugën  “Tafë Sejdiu” që lidhet me edhe me magjistralen Ferizaj në drejtim të Shtimes.

“Prej gati një muaj po përballemi me mungesë të ndriçimit publik dhe nuk kemi informacion nga komuna e as nga KEDS-i pse është ndërpre ndriçimi. Kërkojmë që sa më shpejt të rregullohet problemi i ndriçimit dhe të kemi furnizim sepse jemi të rrezikuar gjatë natës edhe nga hajnat”, ka thënë Bekim Ymeri banor i kësaj lagjeje.

Në anën tjetër telegrafi prej disa ditësh është në pritje nga KEDS-i për të marrë një përgjigje lidhur me shqetësimet e banorëve lidhur me mungesën dhe defektet e rrjetit të energjisë elektrike.

Ndërkohë lidhur me  mungesën e rrymës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai nëpërmjet një komunikate ka thënë se e gjithë Ferizaj po vazhdon të mbetet në terr.

“Ditëve të fundit, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike. Ndonëse përgjatë 7 viteve, Komuna e Ferizajt ka siguruar investime milionëshe në kapacitete të energjisë elektrike, siç është Nënstacioni 110/35/10 kV që do të përurohet brenda pak ditësh, prapë ferizajasit, përballen me terr”, ka thënë Aliu.

Aliu ka pyetur organet kompetente të energjisë elektrike se kush do t’i paguaj këto dëme, familjeve e bizneseve ferizajas.

“Kërkoj ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS/KOSTT që Ferizaj të trajtohet barabarësish, që reduktimet e energjisë elektrike të kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund”, ka shtuar Aliu./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori