LAJMI I FUNDIT:

Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria

Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.

Haradinaj përmes një urimi me rastin e krishtlindjeve, ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë.

“Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, t’iu urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.


“Neve vërtetë na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ti uroj Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falenderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë”, ka shkruar kreu i AAK-së, duke shtuar se “Viti që vjen shpresoj që do të jetë vit i mbarë për të gjithë ne”.

“Gëzuar për shumë mot krishtlindjet!”, ka uruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori