LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon se pranojmë propozime konstruktive

Janevska: Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon se pranojmë propozime konstruktive

Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon “vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësuesve dhe gjithë shoqërisë, thotë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janevska theksoi se në seancën e komisioneve deri më tani janë pranuar katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Koalicionit VLEN, të cilat, siç tha ajo, do të përmirësojnë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve”.

“Pakoja e ligjeve për arsimin është miratuar në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është përmirësimi i rregullores si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor”, tha Janevska.


Sipas Janevskës, qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshme të dëgjojnë dhe të pranojnë propozime konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe opinionin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Lajme
Kalo në kategori