LAJMI I FUNDIT:

Antonio Tajani viziton trupat italiane në Kosovë, thekson rolin e KFOR-it për sigurinë e Ballkanit

Antonio Tajani viziton trupat italiane në Kosovë, thekson rolin e KFOR-it për sigurinë e Ballkanit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka mirëpritur zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, gjatë vizitës së tij te trupat italiane që janë pjesë e KFOR-it.

Sipas një njoftimi nga ambasada italiane, thuhet se Tajani ka theksuar rolin jetik të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke e vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në rajon.

Në këtë rast, Tajani ka dërguar gjithashtu urime për Krishtlindje për ushtarët italianë që shërbejnë në Kosovë, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.


“Ambasadori De Riu mirëpriti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë vizitës së tij te trupat italiane në misionin NATO KFOR në Kosovë. Tajani theksoi rolin kyç të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes në Ballkan dhe u shpreh me urime për Krishtlindje për ata që shërbejnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori