Tahiri kërkon dorëheqjen e Ferit Idrizit, thotë se ai është “i padenjë” për kryetar të Vushtrrisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e Ferit Idrizit sepse sipas tij, ai është “i padenjë” për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
Idrizi sot ka njoftuar se është takuar me qytetarët dhe kanë diskutuar për pronat publike në Vushtrri. Lidhur me këtë, Tahiri ka thënë se Idrizi e ka vendosur qëllimisht në lajthitje Kuvendin e Komunës, shkruan Telegrafi.
Tahiri është shprehur se Idrizi “ka manipuluar” anëtarët e Kuvendit të Komunës kur ka themeluar komisionin për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.
“Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Kryetari i Komunës është përgjegjës për themelimin e komisioneve për dhënien në shfrytëzim të pronës publike dhe për propozimin e këtyre vendimeve në Kuvendin e Komunës. Ferit Idrizi ka manipuluar qëllimisht anëtarët e Kuvendit të Komunës kur themeloi komisionin për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale dhe kur solli në Kuvend propozimin e këtij komisioni”, ka shtuar ai.
Tahiri ka theksuar se Idrizi para se t’i ndërpriste kontratat duhej të zhvillonte konsultime publike me qytetarët, sipas tij, këtë nuk e bëri “sepse ka vepruar në mënyrë manipulative”. Tutje, ai është shprehur se i pari i Vushtrrisë “ka mashtruar” Kuvendin edhe lidhur me Zonën Ekonomike në Lumadh.
“Ferit Idrizi ka mashtruar Kuvendin dhe qytetarët edhe lidhur me Zonën Ekonomike në Lumadh. Ky projekt, në vitin 2021, u vlerësua si i ligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Pavarësisht kësaj, Feriti dhe Shpetimi paraqitën kundër meje një kallëzim penal me pretendime të rreme”, ka potencuar kryetari i LDK-së në Vushrri.
Më tej, Tahiri ka deklaruar se Prokuroria Speciale “ka hedhur poshtë” këtë kallëzim penal, duke shtuar Idrizi po përpiqet që këtë projekt “ta rikthej në pikën zero”, transmeton Telegrafi.
“Prokuroria Speciale hodhi poshtë këtë kallëzim penal, duke konstatuar se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore në procesin e dhënies në shfrytëzim të Zonës Ekonomike në Lumadh. Megjithatë, me veprimet e tyre, Feriti Shpetimi edhe sejmenët e tij po përpiqen ta rikthejnë këtë projekt në pikën zero, duke synuar ta kalojnë në duart e miqve të tyre. Në gjyakata ka padi kundër Komunës së Vushtrrisë nga bizneset që ligjërisht ishin vendosur në këtë zonë, dhe dëmet financiare që rrezikojnë të shkaktohen nga këto padi mund të arrijnë miliona euro”, ka vijuar Tahiri.
Sipas tij, 4 vite janë humbur për Zonën Ekonomike dhe 800 vende pune nuk janë krijuar, e që sipas tij, këto janë pasojë e “shpifjeve dhe sabotimeve nga Feriti dhe Shpetimi”.
“Nuk kam reaguar deri më sot, sepse kam dashur që qytetarët të kuptojnë vetë se sa manipulues është Ferit Idrizi. Falënderoj këshillin e fshatit Stanoc i Poshtëm, të cilët reaguan në kohë. Që nga fillimi, ne kemi qenë të koordinuar dhe kemi mbështetur qëndrimin e tyre të drejtë”, ka përfunduar kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestojnë banorët e fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, kërkojnë rreth-rrotullim
‘Pereci’ i njohur mitrovicas – qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës “Adriatiku”
Kryetari i Zveçanit takohet me Brojën, theksohet rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025