LAJMI I FUNDIT:

MEPSO: Është ndërprerë kontrata me kontraktuesin e projektit interkonektorit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

MEPSO: Është ndërprerë kontrata me kontraktuesin e projektit interkonektorit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

ShA MEPSO informon se është ndërprerë kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e largpërçuesit 400 kV nga TS Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri.

Nga MEPSO thonë se mospërmbushja e detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat e tyre për pagesa shtesë çuan në ndërprerjen e patjetërsueshme të kontratës. Kjo situatë rezultoi me pamundësinë për të arritur një dakordësi midis dy palëve.

“Kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, është lidhur më 7 shkurt 2020, me afat të përfundimit prej 30 muajsh. Afati ka skaduar më 30.05.2023. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe kontraktori është larguar disa herë nga punishtja duke kërkuar pagesë shtesë, gjë e cila është refuzuar nga ShA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, “çelës në dorë”. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme të ShA MEPSO për dakordësim dhe negocim, nuk u arrit marrëveshje. Prandaj, ShA MEPSO mori vendimin e patjetërsueshëm për ndërprerjen e kontratës”.


“Që nga fillimi i projektit, deri tani janë realizuar 24 nga 269 fundamentet e planifikuara të shtyllave (8.9%), ndërsa janë sjellur 51.2% e pajisjeve. Duke marrë parasysh situatën aktuale, zhagitjen e punëve dhe braktisjen e tërësishme të njëanshme të punës nga kontraktori, vlerësojmë se ndërprerja e kësaj kontrate në fakt paraqet fillimin e përfundimit të këtij projekti, i cili është prioritet kryesor për ShA MEPSO dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“ShA MEPSO mbetet e përkushtuar për përfundimin e interkonektorit 400 kV me Shqipërinë dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për rifillimin e projektit. Shoqëria do të inicojë procedurë të re të furnizimit sipas udhëzimeve të BERZH-it për të zgjedhur një kontraktor të ri që do të vazhdojë me realizimin e projektit”, thonë nga MEPSO.

Në fund thonë se zbatimi i suksesshëm i këtij interkonektori mbetet prioritet për ShA MEPSO, pasi do të forcojë stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori