LAJMI I FUNDIT:

Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën në kufij

Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën në kufij

Sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimet RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria.

Alarmi është lëshuar nga Kroacia e cila raporton se ka bllokuar në kufij një sasi mandarinash të ardhura nga Shqipëria të cilat kanë rezultuar me përmbajtje të një lloj pesticidi të ndaluar në vendet e BE-së të quajtur clorpirifosi.

Pas njoftimit në sistemin e alarmit të BE-së ka qenë Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, që e ka reaguar në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se ky alarm vjen ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina.


Ai shkruan gjithashtu se kjo situatë është një kambanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore

Reagimi i Resulit:

Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare

Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria!

Ku është Ministria e Bujqësisë?

Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve?

Kjo situatë është një kambanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori