LAJMI I FUNDIT:

Gjeli i detit, “mbreti” i tavolinës për Vitin e Ri, si mbeti tradita edhe tek shqiptarët?

Gjeli i detit, “mbreti” i tavolinës për Vitin e Ri, si mbeti tradita edhe tek shqiptarët?

Miliona njerëz festojnë ndërrimin e viteve në mbarë botën, por askund si në Shqipëri, gjeli i detit dhe bakllavaja nuk mbeten jashtë tryezës festive.

I përgatitur në mënyra të ndryshme, gjeli i detit i shton shije dhe ngrohtësi momentit të ndërrimit të viteve, duke bashkuar miqtë dhe familjen në urimin për një vit të ri plot shëndet dhe mbarësi.

Amerikanët gjithashtu e kanë këtë shpend simbol në Ditën e Falënderimeve, ku mbi 45 milionë gjela deti serviren çdo vit. Por përveçse një element festiv, gjeli i detit vlerësohet për vetitë e tij ushqyese.


Mjekët sugjerojnë ta përfshijmë në menynë tonë ushqimore gjatë gjithë vitit, jo vetëm për festa.

Mishi i tij i bardhë, i pasur me proteina dhe fibra, përmban pak yndyrë dhe kalori, duke e bërë një ushqim të rekomanduar nga dietologët. Ai përmban edhe selenium, një element që ndihmon sistemin imunitar, përmirëson metabolizmin dhe parandalon zhvillimin e kancerit. Për fëmijët, është një zgjedhje e shkëlqyer falë tretjes së lehtë dhe vlerave ushqyese.

Origjina e gjelit të detit lidhet me Amerikën, ku ai u kultivua për herë të parë në Meksikë. Shpendi u transportua në Spanjë rreth viteve 1511-1512 dhe më pas u përhap në të gjithë Europën. Në fillim të shekullit XVI, gjeli i detit u bë një element i rëndësishëm i kuzhinës europiane, i vlerësuar për shijen dhe përfitimet ushqyese.

Në SHBA, gjeli i detit ka një vend të veçantë në Ditën e Falënderimeve. Tradita e “faljes së gjelit” nga Presidenti amerikan daton që nga epoka e Abraham Lincoln-it, kur një gjel i quajtur Xhak shpëtoi nga furra falë ndërhyrjes së njërit prej djemve të tij.

Shefat e kuzhinës në mbarë botën kanë zhvilluar receta të ndryshme për gatimin e gjelit të detit. Versioni tradicional përfshin pjekjen në furrë me pak yndyrë dhe erëza, ndërsa mbushja me gështenja, bukë të thekur dhe fruta të thata është një zgjedhje klasike. Recetat moderne sugjerojnë përdorimin e rozmarinës dhe mbushje me salsiçe, midhje apo kërpudha dhe tartuf.

Gjeli i detit mbetet një simbol i tryezës festive, duke mishëruar jo vetëm traditën, por edhe një zgjedhje të shëndetshme për të gjithë familjen. Si në Shqipëri, ashtu edhe në botë, ai është një dëshmi e lidhjes mes ushqimit dhe kulturës festive që bashkon njerëzit.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk të Shqipërisë

Të dielën e 22 dhjetorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për traditën dhe cilësinë e prodhimit të gjelave të detit.

Gjatë vizitës, Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës dhe bizneset e akomodimit, si hotelet dhe bujtinat, që të blejnë gjelin e detit në këtë zonë, duke e cilësuar si një mënyrë konkrete për të kontribuar në ekonominë lokale.

Tregu i gjelave të detit në Baldushk

“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke ndihmuar që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturore. I ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Veliaj vlerësoi gjelin e detit të Baldushkut si produktin më të mirë të këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan.

Ai theksoi rëndësinë ekonomike të këtij produkti për komunitetin lokal, duke theksuar se çdo vit kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela, me një vlerë ekonomike prej 3-5 milionë euro.

“Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi dhe mirëqenie. Fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tyre, rrisin gjelat e tyre dhe kultivojnë fermat e tyre, tregon se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri”, tha ai.

Duke vlerësuar përkushtimin e fermerëve në prodhimin e gjelave bio, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës që të mbështesin këtë traditë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e zonës.

“Ju lumshin duart të gjithë fermerëve, të gjithë atyre që merren me dashuri me bujqësinë dhe fermën e tyre. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të mos e lënë këtë tokë. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjitha lokalet, hotelet dhe bujtinat të blejnë vetëm gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.

Kjo nismë synon të promovojë jo vetëm produktet vendore, por edhe të mbështesë fermerët që punojnë me përkushtim për të ruajtur traditën dhe cilësinë e prodhimit në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori