LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur

Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku raportohet se kanë humbur jetën 11 persona. 

Në një postim në platformën X, ajo shprehu tronditjen dhe solidaritetin e Kosovës me viktimat dhe familjet e tyre.

“Populli i Kosovës është i tronditur dhe i pafjalë për këtë akt të ulët që ndodhi në një treg të qetë Krishtlindjesh në Magdeburg”, ka shkruar Gërvalla.


“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”.

Ajo gjithashtu theksoi se dhuna çnjerëzore duhet të luftohet me vendosmëri.

“Kjo dhunë çnjerëzore duhet të luftohet pa kompromis”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për veprime të përbashkëta kundër akteve të tilla të dhunshme.

11 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta dhe solidaritet ndërkombëtar për popullin gjerman në këto momente të vështira./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori