Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, i bëri bashkë seanca e dy kuvendeve e mbajtur të premten në Prishtinë – në kohën kur raportet e tyre konsiderohen “të ftohta”.
Njohësi i zhvillimeve politike, Mazllum Baraliu thekson nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, i bëri bashkë seanca e dy kuvendeve e mbajtur të premten në Prishtinë – në kohën kur raportet e tyre konsiderohen “të ftohta”.
Njohësi i zhvillimeve politike, Mazllum Baraliu thekson nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ai e sheh si veprim pozitiv mbajtjen e seancës së sotme dhe sipas tij, liderët e të dy vendeve duhet të kuptojnë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve zyrtare.
“Si akt pozitiv, institucional, dhe ndërinstitucional në këtë rast mes dy shteteve vëllazërore, mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe është shenjë e mirë përkundër intonacioneve hera herës që nuk mund të kamuflohen pa dalur në sipërfaqe të marrëdhënieve mes eksponenteve të dy qeverive, jo aq të ngrohta. Megjithatë kjo është shenjë e mirë që janë takuar, dhe do duhej që domosdoshmërisht të kuptojnë liderët të dy vendeve se marrëdhëniet mes nesh duhet të jenë më të ngrohta, ato zyrtare, sepse nuk janë aq të ngrohta. Popujt gjithsesi janë të palëkundur andej dhe këndej kufirit, patjetër do duhej bashkëpunim me shumë dhe jo inate”, tha Baraliu për Kosovapress.

Ai thotë se marrëdhëniet Kurti-Rama nuk janë në pikën zero por sipas tij është një hapësirë e cila “do më tepër koordinim dhe mirëkuptim”.
“Si një vijimësi e ftohtësisë në marrëdhënie dhe sinjaleve që diçka nuk shkon aty mes tyre. Mendoj, se ka të bëjë me tepër me egot e tyre shumë të forta “betejën” për të qenë më tepër protagonist njëri dhe tjetri. Pra një betejë mes dy protagonisteve të fortë që kanë intransigjentë në qëndrimet e tyre që nuk i bënë mirë vijimësisë së marrëdhënieve dhe integrimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë që do duhej të ndryshonte patjetër. Do duhej të vetëdijesoheshin të dy se me atë epërsinë baraktareste, individualiste të tepruar të protagonizimit të pretenduar as njëri as tjetri nuk mund të fitojë por me bashkim, bashkëpunim dhe me koordinim, patjetër, sepse është i domosdoshëm…Megjithatë, nuk është pika zero e marrëdhënieve, por është një hapësirë e cila do shumë më tepër koordinim dhe mirëkuptim në kuptimin e afrimit, integrimit mes dy vendeve”, shton Baraliu.
Në seancën e mbajtur sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë miratuan deklaratën e përbashkët përmes të cilët synohet ecja përpara.
Një tjetër mbledhje e dy kuvendeve ishte mbajtur në nëntor të vitit 2022.
Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Të dy qeveritë tashmë kanë të nënshkruara dhjetëra marrëveshje por takimet ndërqeveritare nuk janë duke u mbajtur.
I fundit që kishte dështuar të mbahet ishte në qershor të vitit 2023, pas mospajtimeve në mes të Kurtit dhe Ramës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania