LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Deponia Rusino është prioritet i MMJPH-së, do të ketë polici komunale që do ta ruajë ambientin

Mexhiti: Deponia Rusino është prioritet i MMJPH-së, do të ketë polici komunale që do ta ruajë ambientin

Ministri Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) Izet Mexhiti, Izet Mexhiti, sot ka vizituar deponinë Rusino, për të cilën tha se ajo është prioritet për ministrinë që e drejton ai. Mexhiti tha se është marrë kredi nga Banka Europiane për Zhvillim, e cila do të përdoret për investime në deponinë Rusino.

“Rusino përfshinë nëntë komuna dhe është në prioritetet më të larta të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ministria ka marrë kredi nga Banka Europiane për Zhvillim dhe besojmë që në fillim të vitit të ardhshëm, deri në muajin mars, deponia të pajiset me pajisje të reja, të cilat do të ndikojnë në menaxhimin financiar të deponisë”.

“Gjithashtu me të njëjtën kredi është paraparë që ndërmarrjet e nëntë komunave të pajisen me kamion, si dhe ndërtimi i një trasfostacioni në Tetovë që poashtu është në funksion më të mirë të organizimit të mbledhjes së mbeturinave në Pollog”, tha Mexhiti.


Ai gjithashtu njoftoi se do të ketë polici komunale, e cila do të kujdeset për ambientin jetësor./Telegrafi/