LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° fair_day

Policia anti-drogë në Ferizaj, gjen një laborator duke përpunuar substanca narkotike

Policia anti-drogë në Ferizaj, gjen një laborator duke përpunuar substanca narkotike

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se ekipet e anti-drogës kanë arrestuar dy shtetasve të huaj dhe një kosovari pasi që dyshohen se janë të përfshirë në rastin e përpunimit të substancave narkotike.

Policia e Ferizajt ka dhënë detaje se kanë realizuar planin taktik në fshatin Sllakovc të Gjilanit dhe aty kanë gjetur një laborator droge.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës, njësia në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Ferizaj, për disa javë ka zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike. Ndërkaq, sot, me datën 19.12.2024, njësitet e antidrogës kanë realizuar planin taktik të koduar “QAFA 2”, me ç‘rast është realizuar bastisje/kontroll në fshatin Sllakovc i epërm Komuna e Gjilanit, ku gjatë aksionit policor në vendin e ngjarjes janë arrestuar 2 persona të dyshuar shtetas sllovakë me iniciale (N.H. dhe L.A.), të cilët ishin në cilësi të personave ekspertë, duke përpunuar substancat kimike narkotike dhe personi i tretë pronari i shtëpisë me iniciale (S. I.) shtetas kosovar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Ferizaj.


Sipas Policisë, të dyshuarit brenda shtëpisë në dy lokacione (dhoma) kishin improvizuar një laborator klandestin me pajisje për përpunim të substancave kimike, duke vendosur aparaturë dhe preparate të nevojshme kimike dhe ishin në proces të përpunimit të prodhimit të drogës sintetike, e dyshuar e llojit “Methaphetamine”.

“Në vendngjarje vërehet substancë e lëngët prekusor (acid), sasia mbetet të konfirmohet, një pjesë e përpunuar në formë të ngurtë dhe një pjesë rreth 10 litra në proces ende e lëngët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore”, thuhet në komunikatë.

Forenzika qendrore dhe e (DrP) Ferizajt, ekspertë të laboratorit të Forenzikës dhe Njësia e Trajtimit të Mjeteve Eksplozive.

Prokurori i rastit dhe kryeprokurori nga Ferizaj janë paraqitur po ashtu në vendin e ngjarjes.

“Pas këtyre veprime janë kryer bastisje edhe në 4 lokacione, përfshirë: një dhomë hoteli, një banesë dhe një shtëpi banimi në fshatin Prelez në Ferizaj, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Droga, pajisjet e laboratorit, mjetet ndihmëse dhe një veturë e llojit Shkoda janë sekuestruar si prova materiale, kurse rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në fund të komunikatës së Policisë në Ferizaj. / Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Kalo në kategori