LAJMI I FUNDIT:

BDI: Ministri i Shëndetësisë të jep dorëheqje, pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji

BDI: Ministri i Shëndetësisë të jep dorëheqje, pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji

BDI kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të jep dorëheqje, pas vdekjes së një foshnje në Klinikën për Fëmijë në Shkup.

“Vdekja tragjike dhe e parandalueshme e një foshnjeje shtatëmuajshe, e konfirmuar tani më zyrtarisht nga Inspektorati Shëndetësor si rezultat i keqtrajtimit të rëndë, shënon një kapitull të errët në historinë e sistemit tonë shëndetësor. Kjo nuk është një rast i izoluar—pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji e gjysmë për shkak të neglizhencës, mungesës së organizimit dhe një dështimi të plotë të udhëheqjes në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vend që të merret me këto çështje jetike, Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të merret me politika partiake, duke mbyllur sytë para vuajtjeve të familjeve dhe fëmijëve. Kjo nuk mund të falet. Ministri tani është kthyer në një simbol të indiferencës dhe paaftësisë në sytë e publikut—një “Ministër i Vdekjes” që ka lënë gjurmë vetëm me tragjedi të parandalueshme dhe shembjen e besimit në sistemin tonë shëndetësor”, thonë nga BDI.


BDI, theksojnë nga atje, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë dhe Drejtorit të Klinikës Universitare për Fëmijë./Telegrafi/
.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori