Dushan Drobac është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e Prishtinës, nën akuzën se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Shpallja e Aktgjykimit u bë nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.
Sipas Aktgjykimit të shpallur, Gjykata të pandehurit Dushan Drobac për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” i shqiptoi dënim me burgim, në kohëzgjatje prej 18 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërsa, sipas Aktgjykimit të shpallur për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” i shqiptoi dënim me burgim, në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim në gjobë, në shumën 15,000 euro, të cilin dënim duhet ta paguajë në afat prej 15 ditësh – pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi e jo më gjatë se 3 muaj pasi Aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Po ashtu, gjyqtarja Namani-Hajra tha se të akuzuarit i vazhdohet edhe masa e paraburgimit, derisa Aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në këtë Aktgjykim, për të cilin vendim Gjykata do të marrë vendim të veçantë dhe palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij Aktvendimi.
Kjo çështje penale mori epilog, pasi që paraprakisht para shpalljes së Aktgjykimit është bërë aprovimi nga ana e Gjykatës – lidhur me Marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit, Dushan Drobac.
Çfarë thotë Dosja e Prokurorisë?
Sipas Dosjes së Prokurorisë, më 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e vona të mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri Dushan Drobac, në koordinim me shumë të pandehurë të tjerë, ka marrë pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Në Aktakuzë thuhet se nga përdorimi i mjeteve të forta, shufrave të ndryshme, molotovit, mjeteve shpërthyese të improvizuara, si dhe armëve të zjarrit janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it; 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare, për të garantuar rendin e qetësinë publike, për të gjithë qytetarët në atë pjesë. Nga këto grupe, janë rrezikuar seriozisht jeta dhe trupi i këtyre personave, të cilëve edhe u kanë shkaktuar lëndime trupore, raporton Kallxo.
Me këto veprime i pandehuri Dushan Drobac në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Po ashtu, sipas Aktakuzës, në datë dhe kohë të njëjtë, i pandehuri, në koordinim me shumë të pandehurë të tjerë, ka marrë pjesë aktive në grupin, përkatësisht turmën e personave, me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, të cilët, përmes përdorimit të dhunës, kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në Komunat veriore të vendit.
Tutje, sipas Aktakuzës, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it, për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e Komunës, i pandehuri, së bashku me të pandehurit e tjerë, kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta: molotov, mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe me armë zjarri.
Gjithnjë, sipas Aktakuzës, nga këto veprime ishin lënduar të paktën 30 (tridhjetë) pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it; 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, të Policisë së Kosovës dhe në veturat e gazetarëve, të cilët i kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite – duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe. Çka me këto veprime kanë shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë, për jetën e trupin e shumë njerëzve, e pasurisë.
Me këto veprime, i pandehuri në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë