Në Bruksel po zhvillohet Samiti i rregullt BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian pritet të konfirmojnë perspektivën evropiane për shtetet e Ballkanit.
Pjesëmarrësit e samitit kanë realizuar një foto të përbashkët para fillimit të samitit.
Kosovën në këtë samit e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.
Duke folur para mediave, para fillimit të samitit, Osmani ka thënë se s’mund ta fshehë zhgënjimin se si po trajtohet Kosova nga disa shtete anëtare të BE-së, duke iu referuar mos heqjes së masave ndaj Kosovës.
“Nëse jem e sinqert, jam e zhgënjyer me trajtimin që Kosovës po i bëhet nga disa shtete anëtare të BE-së. Nëse pyetem pse, atëherë qartë arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës. Janë ende në fuqi e siç kemi parë në konkluzat e Këshillit, nuk do të hiqen as në dhjetor. Janë të padrejta e jo evropiane. S’ka asgjë evropiane e nuk ka asgjë të bazuar në vlerë, të ndëshkohen njerëzit edhe në projekte si uji i pijshëm. Jam këtu për të falënderuar dy të tretat e shteteve anëtare që përkrahën heqjen e masave e ato tjerat t’i pyes se çfarë është evropiane të ndëshkosh 1.7 milionë evropianë që jetojnë në Kosovë, në shtetin më pro evropian në botë me 97 për qind që besojnë në rrugën tonë evropiane”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo tha se takimet si ky samit janë rast i mirë për ta çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por se, sipas saj, në procesin e zgjerimit BE-ja po i bën “padrejtësi” Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Në përfundim të takimit, pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët që, përveç riafirmimit të integrimit evropian, do t’u bëjë thirrje vendeve të rajonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale dhe çështjeve të hapura me shtetet anëtare të BE-së.
Në deklaratë, theksi i veçantë pritet të vihet mbi Kosovën dhe Serbinë, të cilave do t’u kërkohet të përparojnë në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve.
“Mosmarrëveshjet rajonale dhe dypalëshe, të rrënjosura në të kaluarën, kanë penguar për një kohë të gjatë përqendrimin në të ardhmen,” thuhet në draftin e deklaratës që pritet të miratohet nga liderët në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në deklaratë theksohet gjithashtu domosdoshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve dypalëshe në rajon, si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit më të ngushtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë