Protestat e studentëve në Beograd, të mbajtura për shkak të aksidentit tragjik në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona, u përshkallëzuan kur në mesin e demonstruesve u vërejt një i moshuar me thikë.
Sipas informacioneve që qarkullojnë sot në rrjetet sociale, bëhet fjalë për Ratko Adzic, i dyshuar për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe ish-kryetar i Shtabit të Krizave të “Komunës serbe të Ilijasit”.
Ai u filmua dy ditë më parë teksa sulmonte pjesëmarrësit e protestës, teksa sipas pamjeve të publikuara mbante një thikë në dorë, raporton klix.ba.
Ratko Adzic është i lidhur me krimet e luftës të kryera në fshatin Lesevo, ku më 5 qershor 1992, pjesëtarët e forcave serbe vranë 22 civilë boshnjakë. Krimi u krye me urdhër të tij si kryetar i Shtabit të Krizave dhe mbijetuan vetëm dy dëshmitarë. Pas 11 ditësh, trupat e viktimave u varrosën në një varr masiv, i cili u zhvarros në vitin 1996, duke zbuluar provat e para të varreve masive në Bosnje dhe Hercegovinë.
Malo je teže zaklati decu koja nisu vezana – Ratko Adžić pic.twitter.com/yFJhmVY5BJ
— Смрт Фашизму – Слобода Народу 1945 ☭ (@SFSN45) December 17, 2024
Emri i Adzic u shfaq në dokumente të shumta të Tribunalit të Hagës, duke përfshirë vendimet kundër Radovan Karaxhiq dhe Vojislav Sheshel.
Pavarësisht provave dhe dëshmive të shumta të të mbijetuarve, kundër tij nuk u ngrit asnjë akuzë. Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi ka paraqitur një kallëzim penal kundër Adzicit në vitin 2016, duke paraqitur më shumë se 50 prova, por ndjekja ende nuk ka filluar.
Pas luftës, Adzic iku në Serbi, ku punoi si mësues në shkollën e mesme filologjike në Beograd. Emri i tij është edhe në “listën e Hagës” të personave ndaj të cilëve, sipas mendimit të hetuesve ndërkombëtarë, ka prova të forta për aktakuzë.
Megjithatë, përgjegjësia për krimet e kryera ende mungon, pavarësisht apeleve të shumta nga familjet e viktimave dhe organizatat e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trumpit pas deklaratave se do të 'marrë përsëri' kanalin
Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë