LAJMI I FUNDIT:

NJË VËSHTRIM NGA AFËR

NJË VËSHTRIM NGA AFËR

Poezi nga: Bob Kaufman
Përktheu: Fadil Bajraj

Do të mund të vdisja
i përkulur, pa dhëmbë,
një njollë bukurie, një kollë,
një tretësirë e mbetur në dyshek.
Do të mund të vdisja fillikat
i shtrirë me një foto
buzë një ore duke e shikuar atë si shënon
minutën tjetër
ose në një aksident automobili, ngadalë
ose shpejtë, i tërhequr me vig
nën një çarçaf, përnjëmend, shikoje atë atje,
ia theri në mënyrë të pamohueshme.
Do të mund të vdisja tash
duke menduar për vdekjen
si për një takim të shtyrë.
Organet dhe eshtrat premtojnë
asgjë nuk është e sigurt. Bile as
ti, moj jetë që po të jetoj vazhdimisht,
rrënjë e rehatisë,
rrënjë e dëshpërimit.
Zemrën e kam në frikë.
Tash po shpërthen.
Tash është bosh.
Tash po zhduket.