LAJMI I FUNDIT:

NATO: Serbia duhet të vendosë vetë se çfarë marrëdhëniesh dëshiron të ketë me NATO-n

NATO: Serbia duhet të vendosë vetë se çfarë marrëdhëniesh dëshiron të ketë me NATO-n

Në konferencën e mbajtur sot në Beograd, “NATO dhe partnerët 2024: përmes besimit në paqe” është thënë se Serbisë i takon të vendosë së çfarë marrëdhënie dëshiron me NATO-n dhe se NATO do ta respektojë atë vendim pavarësisht se çfarë është.

Ish-shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali italian Giampiero Romano, tha se Aleanca respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë, por se një politikë e tillë e Beogradit nuk e pengon bashkëpunimin.

Ai vlerësoi se opinioni serb “nuk është plotësisht i vetëdijshëm” se sa është arritur tashmë në bashkëpunimin mes Beogradit dhe Aleancës, transmeton Telegrafi.


Ndihmësministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Igor Kuzelka, deklaroi se ekziston një “qëndrim negativ i qytetarëve të Serbisë ndaj NATO-s”.

“Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha Kuzelka, duke iu referuar bombardimeve katërmujore të NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 për shkak të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë nga Kosova.

Kuzelka vlerësoi se partneriteti mes Aleancës dhe Beogradit bazohet “në politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë” që “nuk do të thotë izolim, por mundësi për bashkëpunim në lidhje me sfidat ndërkombëtare”.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?

Amerika
Kalo në kategori