LAJMI I FUNDIT:

Tërmet me epiqendër në Dibër, ndihet deri në Tiranë

Tërmet me epiqendër në Dibër, ndihet deri në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite, rreth orës 18:00 në Shqipëri.

Epiqendra ishte 12 kilometër në periferi të Dibrës. Ndonëse 40 kilometër larg, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

“Në datën 17/12/2024, ora 18:01:37 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termet, i cili pas rivlerësimit, rezulton i madhësisë M3.8 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15.2km. Epiqendra është lokalizuar në Selishtë, Dibër“, njofton IGJEO.


Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.