LAJMI I FUNDIT:

ASH, krahu i Selës: Deklarata e Mickoskit është skandaloze, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues

ASH, krahu i Selës: Deklarata e Mickoskit është skandaloze, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues

Deklarata e kryeministrit Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, është skandaloze në shumë dimenzione, thuhet në reagimin e ASH-së krahu i Selës.

“Në radhë të parë ai pranon hapur se beteja kundër gjuhës shqipe qenka e orkestruar personalisht prej tij.

Përveç kësaj, kryeministri ushtron presion politik ndaj anëtarit të organit më të lartë gjyqësor në vend, duke konfirmuar kështu edhe ambicjet e tij për të instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë atë në shërbim vetëm të një etnike dhe të një subjekti politik.


Kjo sjellje e kryeministrit na detyron neve, gjithë shqiptarëve dhe të gjitha bashkësitë e tjera në vend, pa dallime politike e partiake, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë në mbrojtje të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu dhe të drejtave kolektive, të cilat tanimë haptas po cënohen nga kryeministri dhe Qeveria e tij monoetnike dhe jolegjitime”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori