LAJMI I FUNDIT:
Gjakova -0° cloudy

Rëndohet gjendja e urës në fshatin Osek Pashë

Rëndohet gjendja e urës në fshatin Osek Pashë

Problemet infrastrukturore janë ndër problemet më të shpeshta me të cilat vazhdojnë të përballen qytetarët e Komunës së Gjakovës.

Një problem mjaft shqetësues për banorëte fshatit Osek Pashë të Komunës së Gjakovës, është ura e këtij fshati, e cila lidh këtë fshat me fshatin Qerim, dhe dita e ditës po pëson edhe më shumë dëmtime në strukturën e saj, duke e rrezikuar dhe vështirësuar kështu qarkullimin në këtë urë.

Banorët të ciët janë të detyruar ta përdorin këtë urë për qarkullimu shprehën se mjetet lëvizëse të peshës së rëndë e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e kësaj ure, duke shkaktuar probleme edhe për makinat e tyre të cilat kanë pësuar dëmtime si shkak i problemeve që ka ura gjatë lëvizjes mbi të.


Ata po ashtu thanë që pavarësisht që në këtë urë është intervenuar më shumë se një herë, dëmtimet në këtë urë janë përsëritur, pasiqë punimet në të nuk kanë qenë të kualitetit të lartë.

Telegrafi ditë më parë kishte kontaktuar me Zyrën për informin në Komunën e Gjakovës, për të mësuar nëse pritet të bëhet rregullimi i disa problemeve të disa urave që gjinden në pjesë të ndryshme të Komunës së Gjakovës, dhe në përgjigjjen e tyre ishte bërë e ditur se kontrata ekzistuese për sanimin e urave është përmbyllur në tërësi.

“Kontrata ekzistuese për sanimin e urave është përmbyllur në tërësi, prandaj pasi të zhvillohen procedurat e prokurimit për kontratë të re dhe të kemi një operator ekonomik të kontraktuar do të intervenohet në sanimin e tyre.”, ishte bërë e ditur në përgjigjjen e Zyrës për informim në Komunën e Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë

Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë

Magazina
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit

Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit

Magazina
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Amerika
Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Serie A
Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trumpit pas deklaratave se do të 'marrë përsëri' kanalin

Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trumpit pas deklaratave se do të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Kalo në kategori