LAJMI I FUNDIT:

Amanda Seyfried reagon ndaj kasetës së audicionit të ‘Wicked’ që u bë virale

Amanda Seyfried reagon ndaj kasetës së audicionit të ‘Wicked’ që u bë virale

Amanda Seyfried reagoi ndaj videos së audicionit të saj për “Wicked”, e cila ka bërë xhiron e internetit.

Aktorja 39-vjeçare, e cila ishte në konkurrencë për rolin e Glindës kundër Ariana Grande, shpjegoi se videoja ku ajo këndon këngën ‘Popular’ me një fustan princeshe argjendi nuk ishte një kasetë audicioni e “rrjedhur”, siç u raportua.

Ajo e sqaroi se videon e kishte filmuar për argëtim dhe nuk kishte lidhje me audicionin e saj zyrtar për rolin, që u zhvillua më vonë, shkruan DailyMail.


Seyfried kujtoi se gjatë xhirimeve për një reklamë të ‘Lancome’, e kishte veshur një fustan që e kujtonte Glindën dhe, për shaka, kishte postuar videon.

Ajo e pranoi se mund të ishte më mirë të mos e postonte, por theksoi se ishte thjesht një moment argëtues pas skenave.

Aktorja 39-vjeçare, e cila u përfol se kishte dalë në audicion, duke konkurruar kundër Ariana Grande, për rolin e Galindës në adaptimin e filmit muzikor, ka trajtuar arsyen pse filmoi atë video të shfaqur së fundmi.

Në lidhje me audicionin e saj të vërtetë, Seyfried tha se ishte një proces shumë i gjatë dhe sfidues, por e konsideron filmin “Wicked” fantastik.

Ajo lavdëroi Ariana Grande për rolin dhe tha se është një zgjedhje e shkëlqyer për personazhin.

Aktorja, e njohur për rolin e saj në “Mamma Mia!” dhe “Les Misérables”, foli gjithashtu për përgatitjet e saj për projekte të tjera.

Ajo po punon për filmin “The Housemaid”, ku do të luajë përballë Sydney Sweeney, dhe ka bërë ndryshime të dukshme në pamjen e saj për këtë rol. /Telegrafi/