LAJMI I FUNDIT:

Plagosi shokun e klasës për postimin në Snapchat, Gjykata e Fierit lë në burg adoleshentin

Plagosi shokun e klasës për postimin në Snapchat, Gjykata e Fierit lë në burg adoleshentin

Sot është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, adoleshenti me iniciale B. D , i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të shkollës, goditi katër herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “ Mustafa Hoxha” në Cakran pas një konflikti të çastit.

Autori ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.


Gjykata ka vendosur të lërë në burg adoleshentin.

Ndërkohë 17- vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë në vashdim nga togat e zeza. Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik.

I mituri nuk ka folur asnjë fjalë gjatë seancës. Ai ka thënë se nuk është në gjendje që të flasë. “Nuk jam në gjendje që të flas, jam në ankth”, ka deklaruar i pandehuri. Pas seancës gjyqësore, adoleshenti u vendos në masën e sigurisë “arrest me burg”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori