LAJMI I FUNDIT:

ÇIZMET

ÇIZMET

Poezi nga: Rudyard Kipling
Përktheu: Agron Shala

Marshojmë – rropatemi – rropatemi – rropatemi – rropatemi nëpër Afrikë
Marshojmë – marshojmë – marshojmë – marshojmë – rropatemi nëpër Afrikë
(Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë!)
Nuk ka rrugëdalje në luftë!

Shtatë – gjashtë – njëmbëdhjetë – pesë – njëzet – e – nëntë milje sot –
Katër – njëmbëdhjetë – shtatëmbëdhjetë – tridhjetë – e dy një ditë më parë
(Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë!)
Nuk ka rrugëdalje në luftë!


Mos – mos – mos – mos – shiko çfarë ke përpara.
(Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë);
Burrat – burrat – burrat – burrat – çmenden duke i parë,
Dhe nuk ka rrugëdalje në luftë!

Numëro – numëro – numëro – numëro – plumbat në fishekore.
Nëse – sytë – e tu – mbyllen – ato do të të shkelin!
(Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë)
Nuk ka rrugëdalje në luftë!

Ne – mund – të – përballojmë – urinë, etjen e lodhjen,
Por – jo – jo – jo – jo pamjen e vazhdueshme për ato –
Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë,
Dhe nuk ka rrugëdalje në luftë!

Nuk – është – aq – keq – ditën për shkak të shoqërisë,
Por nata – sjell – varganë – të gjatë – e të pafund me
Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë
Dhe nuk ka rrugëdalje në luftë!

Unë – kam – marshuar – gjashtë – javë në Ferr dhe për këtë dëshmoj
Nuk – është – fjala për – zjarr – djaj, terr apo ndonjë gjë tjetër,
Por për çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë,
Dhe nuk ka rrugëdalje në luftë!

Mundohu – mundohu – mundohu – mundohu – diçka tjetër të mendosh –
Oh – Zoti – im – më ndihmo – që të mos çmendem!
(Çizmet – çizmet – çizmet – çizmet – duke lëvizur përsëri lartë e poshtë!)
Nuk ka rrugëdalje në luftë!