LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i realizon ushtrim për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit

KFOR-i realizon ushtrim për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit

Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim (RC-Ë) i KFOR-it, në bashkëpunim me Batalionin e Rezervës Kinetik të Hungarisë dhe asetet e FOM-D, zhvilluan një ushtrim për realizimin e planit të mbrojtjes për Manastirin e Deçanit.

Ky ushtrim shërbeu për të përmirësuar kapacitetin e njësive të reagimit të shpejtë, duke përdorur si mjete me rrota dhe helikopterë.

KFOR-i vazhdon të realizojë mandatin e tij, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuuar në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa dallim.


KFOR punon ngushtë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë. /Telegrafi/