LAJMI I FUNDIT:

Futet në “41-bis” i dënuari i rrezikshëm, vrau 4 policët në 1997-ën

Futet në “41-bis” i dënuari i rrezikshëm, vrau 4 policët në 1997-ën

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se i burgosuri me burgim të përjetshëm, Fran Marashi, është vendosur në Regjimin e Posaçëm “41-bis”.

Sipas njoftimit të “Burgjeve” Marashi do të qëndrojë në izolim në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.

Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë:


-Pjesëmarrje në banda të armatosura

-Vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste)

-Vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste)

-Vrasje me dashje

-Heqje e paligjshme e lirisë

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë vuajtjes së dënimit, Fran Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”.

“Sipas të dhënave të disponueshme, i burgosuri ka kryer shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, kryesisht të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit penitenciar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizimeve kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror.

Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank.

Dëshmitarët okular kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori