“Kultura App” është projekti i parë i kësaj natyre në Kosovë. Aplikacioni vjen me ambicien që të bëhet pikëtakim virtual për dashamirët e kulturës.
Ndjekësit e ngjarjeve kulturore në vend, veçmas në kryeqytet, tani do të kenë mundësi që lehtësisht të gjejnë dhe të dinë se çfarë po organizohet në vend. “Kultura App” është aplikacioni i parë kushtuar kulturës në vend. Ai iu mundëson përdoruesve të gjejnë lehtësisht ngjarje kulturore në vend dhe të qëndrojnë të informuar me lajmet më të fundit kulturore.
Me dizajnin e thjeshtë dhe me karakteristikat e tij gjithëpërfshirëse, “Kultura App” është një mjet i nevojshëm për çdo person që ka interesime mbi jetën dhe zhvillimet kulturore.
Aplikacioni është i ndarë në pesë seksione dhe secili prej tyre ka rol dhe qëllim të ndryshëm:
Faqja kryesore: Seksioni i faqes kryesore ofron një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për t’i qasur përmbajtjet më të rëndësishme dhe të rejat më të fundit.
Kalendari: Seksioni i kalendarit lejon përdoruesit të shfletojnë dhe të kërkojnë për ngjarje kulturore që po ndodhin në zonën e tyre.
Shto ngjarje: Ky seksion është i projektuar për organizatorët e ngjarjeve dhe individë që duan të promovojnë ngjarje kulturore. Përdoruesit mund të krijojnë dhe të publikojnë ngjarje. Kjo veçori ofron një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të promovuar ngjarjet kulturore të një komunitet më i gjerë.
Lajme: Seksioni i lajmeve ofron informacione për zhvillimet më të fundit në botën e kulturës. Përdoruesit mund të lexojnë lajme, recensione, intervista e të ngjashme.
Profili: Profili i përdoruesit.
Salih Mehmeti, udhëheqës i projektit dhe përfitues i subvencionit nga Komuna e Prishtinës, ka thënë se më mbështetjen e këtij projekti është financuar realizimi i një aplikacioni të ri kulturor që mundëson shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore e artistike në Komunën e Prishtinës, por edhe më gjerë.
“Unë shpreh mirënjohjen time për mbështetjen financiare, që më ka mundësuar të realizoj aplikacionin dhe kësisoj të kontribuoj pozitivisht në peizazhin kulturor të Kosovës. Mbes i përkushtuar që edhe më tutje të punoj në rritjen e ndikimit të projektit në të mirë të komunitetit artistik në vend”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Alberina Haxhijaj, ideatore dhe menaxhere e projektit, ka thënë se aplikacioni shërben si testament për dedikimin e Komunës për të mbështetur inovacionin teknologjik në fushën e kulturës.
““Kultura App”’ është një aplikacion i cili siguron mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe në vend. Aplikacioni mbështet bashkëpunimin ndërdisiplinar dhe ndërsektotrial dhe përmes tij nxitet inovacioni teknologjik në fushën e kulturës”, ka thënë ajo teksa ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt, veçmas programerët dhe dizajnerin.
Zbatimi i suksesshëm i projektit “Kultura App” u bë falë ndihmës së dhënë nga Komuna e Prishtinës, duke rezultuar me lansimin e një aplikacioni tejet të rëndësishëm për kulturën në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri